ja si armatosej ushtria clirimtare e kosoves anton quni tregon se si agim ramadani ia mori pushken armiqeve 68af7b05a0f10

“Ja si armatosej Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, Anton Quni tregon se si Agim Ramadani ia mori pushkën armiqëve

August 27, 2025
1 minut lexim

Në një postim të tij në Facebook, deputeti I Kosovës, Anton Quni ka treguar një histori se si heroi Agim Ramadani ia dha pushkën e vet një ushtari.

Quni shkruan se si një ushtar ankohej për armën e tij gjatë luftës, ndërsa Agim Ramadani kur ia dha pushkën e tij, i tha se ‘me këtë pushkën tënde, unë do t’ja marr armikut një pushkë më të mirë’.

Postimi i plotë:

Ja si armatosej Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Agim Ramadani, njihej për trimërinë dhe vendosmërinë e tij, por edhe për kujdesin ndaj çdo ushtari.

Një histori nga përgatitjet e fundit para se të hynin në Kosovë.

Njëri nga ushtarët e tij ankohet për gjendjen e pushkës së vet, një AK-47. Pa hezitim, Agim Ramadani merr pushkën e ushtarit dhe ja jep atij pushkën e vet, që ishte në gjendje më të mirë. Ndërkohë, ai i thotë ushtarit: “Me këtë pushkën tënde, unë do t’ja marr armikut një pushkë më të mirë!”

Dhe kështu ndodhi. Në Betejën e Zharës, në luftime kundër njësisë elitë të Brigadës së 63-të të parashutistëve serbë, Agimi ia doli të siguronte një nga armët më të avancuara të kohës, një Vector 5,56mm.

Ky veprim tregon jo vetëm shpirtin e tij luftarak, por edhe përkushtimin e tij ndaj shokëve të luftës, duke dëshmuar se një udhëheqës i vërtetë sakrifikon gjithçka për ekipin e tij.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

champions league mesoni ndarjen ne vazo te 32 skuadrave pjesemarrese nga psg te debutuesit 68af7af888497
Lajmi i mëparshëm

Champions League, mësoni ndarjen në vazo të 32 skuadrave pjesëmarrëse nga PSG te debutuesit

me tha qe femija seshte i imi media greke zbardh deshmine e shqiptarit qe masakroi gruan e kercenova me thike djali 68af7ba98d6c2
Lajmi i radhës

“Më tha që fëmija s’është i imi”/ Media greke zbardh dëshminë e shqiptarit që masakroi gruan: E kërcënova me thikë! Djali…

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë