ja menyra e punes se brahos ne drejtimin e prokurorise llabani ka dosje per mazhorancen por edhe opoziten 69d3eea01190b

“Ja mënyra e punës së Brahos në drejtimin e prokurorisë”, Llabani: Ka dosje për mazhorancën, por edhe opozitën

April 6, 2026
1 minut lexim

Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar në studion e News24, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimet dhe aktivitetin e SPAK, duke theksuar rolin e fortë të partnerëve ndërkombëtarë dhe ndryshimet në strategjinë e institucionit.

Sipas Llabanit, në SPAK janë të përfshirë edhe ekspertë të huaj, kryesisht amerikanë, duke kontribuar në hetime. Ajo shtoi se vende si Anglia, Franca, Italia dhe Belgjika dërgojnë vazhdimisht informacione për grupe kriminale, të cilat përfshijnë jo vetëm individë të botës së krimit, por edhe zyrtarë policie dhe politikanë.

Ajo theksoi se, pavarësisht perceptimit për një qetësi të momentit, SPAK po punon dhe po zgjeron hetimet në nivele më të larta.

Duke u ndalur te drejtuesit e institucionit, Llabani u shpreh se Klodian Braho po ndjek një strategji të re pune, por që mbetet në vazhdën e linjës së ndërtuar nga ish-kreu i SPAK, Altin Dumani. Sipas saj, ndryshimi qëndron te prioritetet dhe koha më e gjatë që do të kërkojnë hetimet për shkak të kompleksitetit të çështjeve.

Gazetarja nënvizoi se shumë procese lidhen me figura politike, si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita, çka e bën punën më të ndërlikuar.

Ajo shtoi se një numër i konsiderueshëm zyrtarësh dhe personash të lidhur me qeverisjen janë parë duke hyrë dhe dalë nga dyert e SPAK, ndërsa disa prej tyre janë marrë në pyetje në cilësinë e personave nën hetim.

Në përfundim, Llabani la të kuptohet se hetimet pritet të thellohen edhe më tej, ndërsa SPAK po shtrin gradualisht “tentakulat” në nivele të ndryshme të politikës dhe administratës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ne rasti denimi cfare kerkon mbrojtja e thacit nga trupi gjykues 69d3edb8067af
Lajmi i mëparshëm

Në rasti dënimi, çfarë kërkon mbrojtja e Thaçit nga trupi gjykues?

dhimbje e vazhdueshme ana flet per sfiden shendetesore qe po kalon 69d3f03b0604c
Lajmi i radhës

“Dhimbje e vazhdueshme”, Ana flet për sfidën shëndetësore që po kalon

Të fundit nga

ShkoLartë