ja kush jane kandidatet per deputete qe moren vetem nga tri vota 6959391f64559

Ja kush janë kandidatët për deputetë që morën vetëm nga tri vota

January 3, 2026
1 minut lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bën të ditur se në Qendrat Komunale të Numërimit (QNR) ka përfunduar numërimi i të gjitha fletëvotimeve.

Nga rezultatet preliminare të KQZ-së për kandidatë për deputetë, janë evidentuar dhjetë kandidatë të dhjetë subjekteve politike të ndryshme që ishin në garë në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe që kanë marrë më së paku vota.

Kandidatja për deputete që mori vetëm 3 vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit është Vildane Isaku nga partia minoritare PSA. Gjithashtu, Enisa Kryeziu nga Partia Liberale Egjiptiane nuk mori më shumë se 3 vota, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së. Numër të vogël të votave pati edhe Xhevahire Ramadani nga partia PAI-PDAK-LPB, e cila nuk mori më shumë se 3 vota.

Këto kanidatë duke se nuk i mbështeten as rrethi i tyre i ngushtë familjarë, raporton KosovaPress.

Po kështu edhe Medina Shope nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës mori 6 vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Pas saj, renditet Bashkim Luboja nga Iniciativa e re Demokratike e Kosovë,e cila ka marrë vetëm 10 vota,

Ndërsa Ramadan Zeneli nga partia Kosovaki Nevi Romani Partia nuk mori më shumë se 13 vota.

Edhe Arlinda Kitaj nga Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar nuk u nda mirë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ajo mori vetëm 19 vota.

Po kështu numër të vogël të votave ka marrë edhe Ajhan Çigtekin nga partia Fjala, me numërin e votave prej 32.

Ndërkaq, Indira Kolenoviq nga Koalicija Vakat ka marrë 38 vota.

Po ashtu edhe deputeti Fadil Hoxha nga Nisma-Socialdemokrate, i fundit në listën e këtij subjekti politik, ka marrë 49 vota.

Në këtë numër të votave nuk janë përfshirë ato nga jashtë Kosovës, dhe me kusht.

Bazuar nga të dhënat e publikuara në platformën e KQZ-së, ku nuk janë të përfshira votat me kusht, me postë, të personave me nevoja të veçanta dhe të kosovarëve që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike, këta deputetë pritet t’i zënë ulëset në Kuvendin e Kosovës.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i sigurojë 56 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës pritet t’i fitojë 23 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës mund t’i ketw 15 deputetw dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të ketë gjashtë deputetë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

burri vrau gruan dhe me pas veten ne orikum zbardhet deshmia e femijeve nenen e gjetem te lidhur 695938c5f21fd
Lajmi i mëparshëm

Burri vrau gruan dhe më pas veten në Orikum, zbardhet dëshmia e fëmijëve: Nënën e gjetëm të lidhur…

vendi ameriakano latin goditet nga termeti i fuqishem dy persona humbin jeten 69593933c027c
Lajmi i radhës

Vendi ameriakano-latin goditet nga tërmeti i fuqishëm, dy persona humbin jetën!

Të fundit nga

Trump thotë se Irani dëshiron marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të premten se Irani do të kërkojë arritjen e një marrëveshjeje përmes bisedimeve, në mënyrë që të mos përballet me veprime ushtarake amerikane. “Mund
ShkoLartë