ja kush ishin tre deputetet qe thane jo peleshit ne kuvend 68c45a54cbf75

Ja kush ishin tre deputetët që thanë “jo” Peleshit në Kuvend

September 12, 2025
1 minut lexim

Ka përfunduar numërimi i fletëve të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit. Me 84 vota pro nga 87 deputetë pjesëmarrës, Niko Peleshi është zgjedhur në krye të legjislativit shqiptar.

Në procesin e votimit morën pjesë deputetët e legjislaturës së re, ndërsa opozita zyrtare bojkotoi procedurën, duke mos përdorur fletët e votimit dhe duke hedhur pankarta simbolike në sallë në shenjë proteste ndaj procesit.

Ndërkaq, 3 vota dolën kundër emërimit të Peleshit. Deputetët që kanë votuar kundër janë Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë, Ana Dajko nga Shqipëria Bëhet dhe Tritan Shehu nga Partia Demokratike.

Nga ana tjetër dy deputetët e “Mundësia” Agron Shehaj dhe Erald Kapri nuk kanë marrë pjesë në votim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

np drislla nuk jemi ne shkaktar per ndotjen dyshojme qe zjarrvenesit jane te motivuar politikisht 68c458f349369
Lajmi i mëparshëm

NP “Drislla”: Nuk jemi ne shkaktar për ndotjen, dyshojmë që zjarrvënësit janë të motivuar politikisht

mirlin daku shperthen me gol ne premier league 68c45ab51940d
Lajmi i radhës

Mirlin Daku “shpërthen” me gol në Premier League

Të fundit nga

ShkoLartë