izraeli thirrje qytetareve ne iran shmangni trenat 69d4cdc3201f6

Izraeli thirrje qytetarëve në Iran: Shmangni trenat

April 7, 2026
1 minut lexim

Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim të pazakontë për qytetarët në Iran, duke u bërë thirrje që të shmangin përdorimin e trenave në të gjithë vendin, me arsyetimin se udhëtimi me to “rrezikon jetën”.



Përmes një njoftimi të publikuar në gjuhën persiane në rrjetin social “X”, autoritetet ushtarake izraelite e cilësuan mesazhin si “paralajmërim urgjent” për përdoruesit dhe pasagjerët e transportit hekurudhor në Iran.

“Për sigurinë tuaj, u kërkojmë që nga ky moment deri në orën 21:00 sipas kohës së Iranit, të shmangni udhëtimin me tren në të gjithë territorin e vendit”, thuhet në njoftim, raportoi “The Guardian”.

Më tej theksohet se prania e qytetarëve në trena apo pranë linjave hekurudhore mund të paraqesë rrezik për jetën e tyre.

Ky zhvillim vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme në rajon, teksa një paralajmërim i tillë shihet si sinjal i mundshëm për rreziqe të sigurisë që mund të lidhen me infrastrukturën hekurudhore në Iran.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nxenesit e cvetan dimov perfaqesojne me sukses shkupin ne garen nderkombetare te robotikes ne turqi 69d4bc904a470
Lajmi i mëparshëm

Nxënësit e “Cvetan Dimov” përfaqësojnë me sukses Shkupin në garën ndërkombëtare të robotikës në Turqi

deklarata per abdixhikun ldk i reagon ramush haradinajt 69d4ceb81af1c
Lajmi i radhës

Deklarata për Abdixhikun, LDK i reagon Ramush Haradinajt

Të fundit nga

ShkoLartë