izraeli nis ofensiven tokesore ne gaza paralajmerohet evakuimi i qindra mijera civileve 68a643708339f

Izraeli nis ofensivën tokësore në Gaza! Paralajmërohet evakuimi i qindra mijëra civilëve

August 20, 2025
1 minut lexim

Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka filluar “fazat paraprake” të një ofensive të gjerë tokësore me synimin për të pushtuar dhe kontrolluar plotësisht qytetin e Gazës.

Trupat izraelite tashmë kanë marrë pozicione në periferi të qytetit dhe po veprojnë aktivisht në zonat Zeitoun dhe Jabalia për të përgatitur terrenin për operacionin e plotë.

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, ka miratuar planin të martën, i cili pritet të shqyrtohet edhe nga kabineti i sigurisë brenda javës. Rreth 60,000 rezervistë pritet të thirren për të liruar forcat aktive që do të përfshihen në ofensivë.

Sipas ushtrisë izraelite, operacioni synon të “thellojë dëmet ndaj Hamasit” dhe të shkatërrojë strukturat e tij terroriste, si mbi ashtu edhe nën tokë. Po ashtu, një qëllim kryesor është “shkëputja e popullsisë civile nga varësia ndaj Hamasit”.

Qindra mijëra palestinezë në Gaza pritet të urdhërohen të evakuohen drejt jugut të Rripit të Gazës, ndërkohë që situata humanitare në rajon përkeqësohet dita-ditës.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka paralajmëruar se një përshkallëzim i mëtejshëm ushtarak do të përkeqësojë një situatë tashmë katastrofike për 2.1 milionë banorët e Gazës. “Popullsia është e rraskapitur dhe ka nevojë për ndihmë, jo më shumë presion,” tha organizata në një deklaratë, duke bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe hyrje të pakufizuar të ndihmës humanitare.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se ofensiva izraelite “mund të çojë në një katastrofë për të dy popujt dhe rrezikon të fusë gjithë rajonin në një luftë të përhershme”.

Situata në Gaza mbetet kritike. Vetëm gjatë të mërkurës, 25 palestinezë u raportuan të vrarë nga sulmet izraelite, mes tyre tre fëmijë dhe prindërit e tyre në kampin e refugjatëve Shati.

Ndërkohë, negociatat për një armëpushim të ri janë ende në ngërç.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e rende ne greqi turistet 12 dhe 20 vjecar u futen per zhytje me maska ne halkidiki por u zhduken 68a6419ec3165
Lajmi i mëparshëm

E rëndë në Greqi, turistët 12 dhe 20-vjeçar u futën për zhytje me maska në Halkidiki, por u zhdukën!

trump ben lemsh emrat e shteteve solla paqen mes azerbajxhanit dhe shqiperise 68a64783ed740
Lajmi i radhës

Trump bën lëmsh emrat e shteteve: Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë!

Të fundit nga

ShkoLartë