izraeli ndalon filmimin ajror te gazes 68895ce073796

Izraeli ndalon filmimin ajror të Gazës

July 30, 2025
1 minut lexim

Gazetarë nga disa media britanike raportuan se Izraeli ua ka ndaluar të filmojnë Gazan nga ajri në aeroplanët që po dërgonin ndihma ajrore për popullsinë që vuan nga uria.

Duhet theksuar se ndihma nga ajri është e pamjaftueshme dhe më shumë duket si një fushatë marketingu sesa një përpjekje reale për ndihmë.

Gazetarja e Sky News, Sally Lockwood, e cila ishte në një prej fluturimeve të Forcave Ajrore Mbretërore të Jordanisë, përshkroi se si pa milje e milje rrënojash.

“Na u tha se pala izraelite ka paralajmëruar se çdo filmim i Gazës nga ajri mund të çojë në anulimin e këtyre fluturimeve të ndihmës. Megjithatë, kontrolli i fortë izraelit nuk i ndaloi fotografitë nga Gaza që të përhapen, duke tmerruar njerëzit në mbarë botën. Tani mbetet pyetja se çfarë do të bëjë bashkësia ndërkombëtare për këtë çështje,” shkroi Lockwood.

Të njëjtën informacion e përcolli edhe Jeremy Bowen i BBC-së, i cili gjithashtu ishte në një prej fluturimeve.

“Izraelitë nuk duan që ne të filmojmë shkatërrimin e Gazës nga dritaret e aeroplanit, por unë shikoja me sytë e mi për 10 minuta dhe mund të them se komunitetet në veri të Gazës, që i njoh mirë, ku jetonin dhjetëra mijëra njerëz, me jetë të vështirë, por me shpirt të fortë, janë shkatërruar plotësisht. Asgjë nuk ka mbetur prej tyre,” tha Bowen.

Ai kujtoi se Izraeli nuk lejon gazetarët të hyjnë në Gaza për të sjellë raportime dhe nuk dëshiron që Gaza të shihet dhe filmohet as nga ajri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si ta dalloni kur eshte koha per ta zevendesuar filtrin e kabines se vetures 68895ca4cc08b
Lajmi i mëparshëm

Si ta dalloni kur është koha për ta zëvendësuar filtrin e kabinës së veturës?

kater fraza qe nuk duhet tia thoni kurre dikujt me te cilin jeni ne nje lidhje 688964d8eb6f4
Lajmi i radhës

Katër fraza që nuk duhet t’ia thoni kurrë dikujt me të cilin jeni në një lidhje

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë