izraeli kryen bombardime intensive ne gaza 68ab1d0d9e290

Izraeli kryen bombardime intensive në Gaza

August 24, 2025
1 minut lexim

Forcat izraelite kanë intensifikuar sulmet ajrore dhe tokësore mbi pjesë të mëdha të qytetit të Gazës, mes përgatitjeve për një ofensivë të mundshme tokësore në zemër të enklavës palestineze.



Banorët raportojnë për shpërthime të pandërprera në pjesët veriore dhe lindore të qytetit, ndërsa situata humanitare vazhdon të përkeqësohet për afro një milion civilë që ende ndodhen aty.

Trupat izraelite janë rikthyer gjithashtu në kampin e refugjatëve Jabalia, në veri të Rripit të Gazës, duke shkatërruar ndërtesa për të parandaluar, siç thotë ushtria izraelite, rikthimin e luftëtarëve të Hamasit në këto zona.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza, në 24 orët e fundit janë regjistruar 64 viktima dhe afro 300 të plagosur nga sulmet izraelite. Numri i përgjithshëm i të vrarëve që nga fillimi i luftës, më 7 tetor 2023, ka arritur në 62,686, ndërsa 157,951 të tjerë janë plagosur.

Operacioni ushtarak i Izraelit nisi si përgjigje ndaj sulmit të paprecedentë të Hamasit në jug të Izraelit, ku u vranë rreth 1,200 persona dhe 251 të tjerë u morën peng.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka përsëritur se do të vazhdojë ofensivën deri në shkatërrimin total të Hamasit, pavarësisht kritikave të ashpra ndërkombëtare për përshkallëzimin e konfliktit dhe pasojat mbi civilët.

Izraeli ka njoftuar mobilizimin e 60,000 rezervistëve për të marrë pjesë në fazën e re të operacionit, ndërsa sulmet ajrore dhe me tanke kanë goditur edhe gjatë natës lagjet Zeitoun, Shejayia dhe Sabra të qytetit të Gazës.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) deklaruan se rikthimi i trupave në Jabalia ka për qëllim zgjerimin e zonave të kontrolluara dhe pengimin e Hamasit për të rindërtuar rrjetet e veta në zonat e mëparshme.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri të ditur se një prej punonjësve të saj të ndaluar nga IDF në Gaza më 21 korrik, është liruar. Nuk janë dhënë detaje mbi identitetin e personit apo arsyet e ndalimit të tij.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

siguria detare policia bllokon 26 mjete lundruese shpetohen 28 pushues 68ab1be5c9b0c
Lajmi i mëparshëm

“Siguria detare”/ Policia bllokon 26 mjete lundruese, shpëtohen 28 pushues

nese ndiheni keshtu atehere keni nevoje te qendroni vetem 68ab1f14ef9d8
Lajmi i radhës

Nëse ndiheni kështu, atëherë keni nevojë të qëndroni vetëm

Të fundit nga

Francë: Plani i Lecornusë për shpenzimet miratohet

Asambleja Kombëtare e Francës miratoi me pak vota më shumë buxhetin e sigurimeve shoqërore të martën, duke i sjellë lehtësim të madh kryeministrit Sébastien Lecornu, i cili synon të finalizojë planin e shpenzimeve
ShkoLartë