izraeli konfirmon sulmet ne gaze akuzon hamasin per shkelje flagrante te armepushimit 68f577b595093

Izraeli konfirmon sulmet në Gazë, akuzon Hamasin për “shkelje flagrante” të armëpushimit

October 20, 2025
1 minut lexim

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë lëshuar një deklaratë, përmes së cilës kanë konfirmuar sulmet në Gazën jugore.

“Më herët sot, terroristët lëshuan një raketë antitank dhe të shtëna me armë zjarri drejt trupave të IDF-së që operonin për të çmontuar infrastrukturën terroriste në zonën e Rafahut, në Gazën jugore, në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit.Në përgjigje, IDF-ja ka filluar sulmet në zonë për të eliminuar kërcënimin dhe për të çmontuar boshtet e tuneleve dhe strukturat ushtarake të përdorura për aktivitet terrorist”, thuhet në deklaratë.

IDF-ja ka thënë më tutje se “këto veprime terroriste përbëjnë një shkelje flagrante të marrëveshjes së armëpushimit dhe IDF-ja do të përgjigjet me vendosmëri”.

Në përgjigje, Hamasi ka thënë se “mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit”, duke akuzuar Izraelin për “shkelje të marrëveshjes dhe fabrikim pretekstesh për të justifikuar krimet e tij”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

van dijk kritik nese pesojme gola te tille 68f5769daefaf
Lajmi i mëparshëm

Van Dijk kritik: Nëse pësojmë gola të tillë…

zyrtare daut beqiri i vlen it fiton ne haracine rrethine e pare 68f58936014e8
Lajmi i radhës

Zyrtare, Daut Beqiri i VLEN-it fiton në Haraçinë rrethinë e parë

Të fundit nga

ShkoLartë