Një dron izraelit ka hedhur mëngjesin e së martës fletushka mbi lagjen veriore të Kfarchoubas, në rajonin Hasbaya të Libanit Jugor, duke justifikuar shkatërrimin e një fadrome të përdorur më herët në fshat.
Sipas njoftimit, në fletushka thuhej se “fadromja e goditur ishte përdorur nga Hezbollahu për të rindërtuar infrastrukturën e tij ushtarake”.
Po në Kfarchouba, një tjetër dron izraelit hodhi një bombë mbi një dron tjetër të ushtrisë izraelite që ishte rrëzuar më parë në zonë, me qëllim që ta shpërthente dhe të mos binte në duart e kundërshtarit.
Ndërkohë, në lagjen Kasayer në lindje të fshatit Meis el-Jabal, një dron ka lëshuar një bombë zhurmuese pranë një tjetër fadrome. Një bombë e dytë u hodh mbi lagjen Kroum el-Charaqi, po në të njëjtën zonë, pa shkaktuar viktima.
Pavarësisht armëpushimit të arritur më 27 nëntor 2024, ushtria izraelite vazhdon goditjet pothuajse të përditshme në Libanin Jugor dhe mban nën kontroll pesë pozicione të konsideruara “strategjike” përgjatë vijës blu mes Libanit dhe Izraelit.
Forcat izraelite shpesh targetojnë luftëtarë dhe zyrtarë të Hezbollahut, por shpesh në këto sulme ka edhe viktima civile.
Burimi: botasot.info


