izraeli godet nje ndertese te hezbollahut ne jug te libanit vritet nje anetar i organizates 68b4c21793924

Izraeli godet një ndërtesë të Hezbollahut në jug të Libanit! Vritet një anëtar i organizatës

August 31, 2025
1 minut lexim

Ushtria izraelite njoftoi se mbrëmjen e kaluar ka sulmuar një ndërtesë në qytetin Ajta al-Shaab, në jug të Libanit, e cila përdorej nga grupi i shpallur terrorist Hezbollah.

Sipas deklaratës së Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), në ndërtesë ndodhej edhe banesa e Muhamed Husein Kasim, anëtar i Hezbollahut, i cili u vra rreth një javë më parë gjatë një operacioni izraelit, ku u zbulua se po ndihmonte në rindërtimin e infrastrukturës së grupit militant në zonë.

Ushtria izraelite thekson se çdo aktivitet i Hezbollahut në jug të Libanit përbën shkelje të marrëveshjes së nëntorit mes Izraelit dhe Libanit.

Ndërkohë, qeveria libaneze ka rënë dakord më herët këtë muaj të procedojë me çarmatimin e Hezbollahut nga ushtria libaneze, një plan që gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, edhe pse vetë grupi është zotuar të kundërshtojë çdo përpjekje për t’i hequr armatimin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

oppo lanson a6 max ne kine me nje bateri prej 7000 mah 68b4c1cfeb724
Lajmi i mëparshëm

Oppo lanson A6 Max në Kinë me një bateri prej 7,000 mAh

samit sigurie ne kine takimi i 20 udheheqes euroaziatike per ti dhene mesazhe perendimit cfare pritet te ndodhe 68b4c3c62274c
Lajmi i radhës

Samit sigurie në Kinë! Takimi i 20 udhëheqës euroaziatikë për t’i dhënë mesazhe Perëndimit, çfarë pritet të ndodhë

Të fundit nga

​Tre të vrarë në Gaza nga sulmi izraelit

Sulmet ushtarake izraelite të hënën kanë vrarë tre persona në perëndim të qytetit të Gazës, ka thënë spitali ku kanë mbërritur viktimat. Sipas Associated Press, spitali Shifa ka raportuar për vdekjet në
ShkoLartë