izraeli do te hape neser piken e vetme kufitare qe lidh bregun perendimor dhe jordanine 68d57f55c6064

Izraeli do të hapë nesër pikën e vetme kufitare që lidh Bregun Perëndimor dhe Jordaninë

September 25, 2025
1 minut lexim

Izraeli njoftoi se do të rihapë kalimin e vetëm kufitar mes Bregut Perëndimor dhe Jordanisë.

Kjo pikë kufitare u mbyll të premten e kaluar, pasi një shofer që po transportonte ndihma humanitare nga Jordania drejt Gazës hapi zjarr dhe vrau dy ushtarë izraelitë që ndodheshin aty. Izraeli e hapi kalimin për pak kohë të hënën, por të martën e mbylli përsëri për një kohë të pacaktuar.

Sipas Drejtoria së Përgjithshme të Sigurisë së Jordanisë, kalimi do të hapet për udhëtarët nesër. Megjithatë, nuk u dha asnjë informacion mbi lejen për kalimin e mallrave.

Kalimi Allenby/Karama është arteria kryesore rrugore për banorët e Bregut Perëndimor që udhëtojnë jashtë vendit dhe përdoret gjithashtu nga tregtarët që transportojnë mallra drejt Jordanisë dhe e anasjellta.

Sipas autoriteteve izraelite vendimi për hapjen e pjesshme të kalimit u mor në bazë të “udhëzimeve nga instancat politike”.

Kamionët që transportojnë ndihma për në Rripin e Gazës, të cilët zakonisht kalojnë nga kjo pikë kufitare, nuk do të lejohen të kalojnë sipas udhëzimeve aktuale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mclaren konfirmon nje automjet me me shume se dy vende 68d57f163749e
Lajmi i mëparshëm

McLaren konfirmon një automjet me ‘më shumë se dy vende’

rrezojini avionet e moskes pas deklarates se trump paralajmeron ambasadori rus nese nato i prek do pergjigjemi me lufte 68d5810585180
Lajmi i radhës

“Rrëzojini avionët e Moskës”, pas deklaratës së Trump, paralajmëron ambasadori rus: Nëse NATO i prek, do përgjigjemi me luftë

Të fundit nga

ShkoLartë