Izraeli i dorëzuar diten e sotme zyrtarisht Gjermanisë sistemin e mbrojtjes raketore me rreze të gjatë veprimi Arrow 3, duke përmbyllur kështu shitjen më të madhe të pajisjeve ushtarake në historinë e Izraelit, me vlerë mbi 4 miliardë euro.
Kjo është hera e parë që Arrow 3 vendoset jashtë Izraelit dhe SHBA-sw, dhe hera e parë që një vend tjetër do ta operojë plotësisht në mënyrë të pavarur. Sistemi do të instalohet fillimisht në bazën ajrore Holzdorf, rreth 120 km në jug të Berlinit, ndërsa më vonë do të shtrihet edhe në zona të tjera.
Nga pala izraelite në ceremoni marrin pjesë drejtues të lartë ushtarakë dhe të industrisë së mbrojtjes. Sipas mediave gjermane, ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius dhe kancelari Friedrich Merz nuk do të jenë të pranishëm, por do të ketë zyrtarë të tjerë të lartë gjermanë ushtarakë dhe të mbrojtjes.
Arrow 3 është projektuar për të rrëzuar raketat balistike ende jashtë atmosferës. Gjatë konfliktit 12-ditor me Iranin në qershor, ai ka rrëzuar qindra raketa balistike të lëshuara nga Irani dhe nga grupi Houthi i mbështetur nga Teherani, me një shkallë suksesi prej 86%.
Shitja është pjesë e iniciativës gjermane “European Sky Shield”, mburoja ajrore evropiane, që synon forcimin e mbrojtjes ajrore të kontinentit pas pushtimit rus të Ukrainës.
Izraeli dhe Gjermania e shohin marrëveshjen si simbol të bashkëpunimit të ngushtë dhe në rritje në fushën e mbrojtjes. Në këtë kuadër hyjnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake dhe shitja e sistemit izraelit të mbrojtjes aktive TROPHY për tanket Leopard 2 gjermane.
Tanket e para me këtë sistem u dorëzuan muajin e kaluar për ushtrinë gjermane dhe atë norvegjeze.
Burimi: botasot.info


