izraeli akuzon hamasin per sulm ndaj forcave izraelite ne gaza testi i pare i madh per armepushimin 68f4d0a7a5755

Izraeli akuzon Hamasin për sulm ndaj forcave izraelite në Gaza, testi i parë i madh për armëpushimin

October 19, 2025
1 minut lexim

Izraeli ka akuzuar Hamasin për një sulm ndaj forcave të tij në Rafah të Gazës jugore, vetëm nëntë ditë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA, duke e cilësuar incidentin si testin e parë të madh për marrëveshjen e brishtë.

Sipas një zyrtari të ushtrisë izraelite, militantët e Hamasit kanë përdorur granatahedhës dhe zjarr snajperësh ndaj trupave izraelite, çka ka detyruar ushtrinë të përgjigjet me sulme ajrore në zonën e Rafahut.

Zyrtari izraelit, i njohur me zhvillimet, konfirmoi se si pasojë e sulmit ka pasur viktima në radhët e ushtrisë izraelite. Ngjarja ka ndodhur përtej “Vijës së Verdhë”. kufiri fillestar i tërheqjes së Izraelit sipas marrëveshjes së armëpushimit.

Kryeministri Benjamin Netanyahu pritet të mbledhë mëngjesin e së dielës një takim urgjent të sigurisë me ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e ushtrisë, për të analizuar situatën dhe hapat e mëtejshëm.

Nga ana tjetër, Hamasi nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi akuzat, por një zyrtar i lartë i grupit, Izzat Al-Rishq, tha në një deklaratë në Telegram se grupi mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit, duke akuzuar Izraelin se “po sajon pretekste të dobëta për të justifikuar krimet e tij”.

Ngjarja rrezikon të rikthejë tensionet në një nga periudhat më të brishta të konfliktit, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pritje deri ne tri ore sistemi i ri shengen shkakton kaos ne kufi 68f4cef6b225b
Lajmi i mëparshëm

Pritje deri në tri orë: Sistemi i ri Shengen shkakton kaos në kufi

palumbo kosova duhet te permiresoje kapacitetet e mbrojtjes kibernetike 68f4d5d24f575
Lajmi i radhës

​Palumbo: Kosova duhet të përmirësojë kapacitetet e mbrojtjes kibernetike

Të fundit nga

ShkoLartë