izmaku takimi kurti limaj kete fundjave presim epilog pozitiv 68783843485b8

Izmaku: Takimi Kurti-Limaj këtë fundjavë, presim epilog pozitiv

July 17, 2025
1 minut lexim

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka bërë të ditur se në fundjavë do të zhvillohet një takim mes kreut të këtij subjekti politik, Fatmir Limajt dhe  kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Izmaku në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 ka thënë se takimi do të realizohet me ftesë të Limajt, ndërsa është shprehur optimiste për një epilog pozitiv.

“Besoj se do të jetë në fundjavë, nuk jam e sigurtë nëse saktë do të jetë të shtunën apo të dielën mirëpo sigurisht që deri në fundjavë do të kemi një takim të kryeministrit në detyrë edhe të liderit tonë Limajt. Këtë herë me kërkesën e Limajt dhe besoj që do të kemi një epilog pozitiv”, ka thënë Izmaku.

E pyetur nëse ka ndryshim të qëndrimeve të Vetëvendosjes apo të Nismës, ajo ka mohuar një gjë të tillë duke theksuar se nuk ka pasur as tërheqje e as lëshime, por përpjekje për një zgjidhje.

“Dua ta shoh më shumë një fortësim të përpjekjeve për të pasur diçka pozitive, ndërsa nuk kisha thënë asnjë tërheqje apo asnjë lëshim pe, përndryshe ne jemi ende në pistën e fillimit të bisedimeve ..”, është shprehur ajo.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kosova u20 zvicra ne cerekfinale te evropianit divizioni b 68783840106b5
Lajmi i mëparshëm

Kosova U20 – Zvicra në çerekfinale të Evropianit Divizioni B

varferia ne bashkimin evropian cilat vende po perballen me krizen me te madhe 6878396bdbb66
Lajmi i radhës

Varfëria në Bashkimin Evropian – cilat vende po përballen me krizën më të madhe?

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë