izet mexhiti saraji deshmoi se bashkimi sjell fitore te medha 69007154055fd

Izet Mexhiti: “Saraji dëshmoi se bashkimi sjell fitore të mëdha!”

October 28, 2025
1 minut lexim

Pas një rrugëtimi të gjatë, të ndershëm e të palodhur, Izet Mexhiti ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve të Sarajit për mbështetjen dhe besimin që rezultuan në një fitore të qartë.

Në një mesazh publik, Mexhiti theksoi se fitorja në Saraj është dëshmi e forcës, bashkimit dhe përkushtimit të njerëzve të mirë që punuan pa pushim për një qëllim të përbashkët.

“Falemnderit secilit aktivist, çdo anëtari të strukturave tona, çdo grua e burri, për çdo të ri e të re që qëndroi me ne, që besoi, punoi e nuk u ndal asnjë ditë,” – shkroi ai.

Kryetari i Lëvizjes Demokratike shtoi se kjo fitore është vetëm fillimi i një rrugëtimi të ri për ndërtimin e së ardhmes së Sarajit.

“Së bashku ndërtuam fitoren, dhe së bashku do ta ndërtojmë të ardhmen! Krenarë për ju, krenarë për Sarajin tonë!”

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shania twain tregon arsyen se pse e permendi brad pittin ne kengen e saj te famshme 69006011ce6e1
Lajmi i mëparshëm

Shania Twain tregon arsyen se pse e përmendi Brad Pittin në këngën e saj të famshme

sot mbahet seanca paraprake gjyqtarja irena gjoka vendos per fatin e dosjes meta 690072b5caa37
Lajmi i radhës

Sot mbahet seanca paraprake, gjyqtarja Irena Gjoka vendos për fatin e dosjes “Meta”

Të fundit nga

ShkoLartë