IZET MEXHITI 1 1

Izet Mexhiti: Rrënjët e mia janë në Çair, nga përvoja ime dhe vizioni i VLEN-it, Çairi do bëhet model i zhvillimit në Shkup

August 24, 2025
1 minut lexim

Në një intervistë për Agjencinë Shtetërore të Lajmeve MIA, kandidati i Koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit dhe njëherësh zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, zbuloi motivet që e shtynë të rikandidojë për udhëheqjen e komunës më të vogël për nga territori, por më të populluarën në Shkup.

Mexhiti me këtë rast ka theksuar se rrënjët e tij në Çair, ku ka lindur dhe është rritur, janë arsyeja kryesore që e bëjnë të kthehet me vendosmëri për të ofruar zhvillim të qëndrueshëm dhe vizionar.

“Ka një filozofi në politikë: të mos harrosh kurrë nga vjen. Unë vij nga Çairi, aty kam lindur e jam rritur, aty kam marrë mbështetje politike për vite me radhë. Sot, me mundësitë që ofron kjo qeveri e re, që historikisht është qeveria që më së shumti i ndihmon komunat në realizimin e investimeve kapitale dhe në zgjidhjen e problemeve konkrete të qytetarëve, kam vendosur të rikthehem dhe të japim një zhvillim strategjik për Çairin,” ka thënë Mexhiti në një intervistë për MIA.

Ai gjithashtu është shprehur se njohja e thellë e problemeve dhe mangësive të komunës, e kombinuar me përvojën e tij politike, e bëjnë të bindur se Çairi mund dhe duhet të shndërrohet në një komunë moderne, urbane dhe një vend shumë më i mirë për jetesë për qytetarët.

Sa i përket kritikave të kundërshtarit të tij kryesor, Bujar Osmani, Mexhiti u shpreh i qartë se këto zgjedhje nuk duhet të ngatërrohen me tema kombëtare, por të mbeten të përqendruara te problemet reale dhe te zgjidhjet lokale për qytetarët e Çairit.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cfare ndodh kur nje veture elektrike qendron e parkuar per 6 muaj 68aade93d225c
Lajmi i mëparshëm

Çfarë ndodh kur një veturë elektrike qëndron e parkuar për 6 muaj?

papa leo trump dhe mbreti charles urojne ukrainen per diten e pavaresise 68aaded577297
Lajmi i radhës

Papa Leo, Trump dhe Mbreti Charles urojnë Ukrainën për ditën e pavarësisë

Të fundit nga

A i duhen arkeologë Kosovës?

Trashëgimia kulturore e Kosovës përbën një nga shtyllat kryesore të identitetit historik, kulturor dhe shpirtëror të vendit. Ajo përfshin monumente arkeologjike, arkitektonike, historike dhe artistike, të cilat kërkojnë mbrojtje, studim dhe menaxhim

50 milionë euro dhe dy futbollistë

Emri i Julian Alvarez po kthehet gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes së merkatos europiane, teksa vera e ardhshme pritet të sjellë zhvillime të mëdha për të ardhmen e sulmuesit
ShkoLartë