izet mexhiti rikonstruksioni i kanalit ne hasanbeg hap historik per sigurine e banoreve 68cd775073f03

Izet Mexhiti: Rikonstruksioni i kanalit në Hasanbeg, hap historik për sigurinë e banorëve

September 19, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka shënuar sot fillimin e rikonstruksionit të kanalit atmosferik në Hasanbeg, një investim prej 38 milionë denarësh, i cilësuar si hap historik për sigurinë dhe jetën e banorëve.

“Hasanbegu nuk do të jetë më sinonim i dhimbjes, por i sigurisë dhe zhvillimit, ky është fillimi i një epoke të re”, tha Mexhiti, duke kujtuar se tragjedia e vitit 2016, kur humbën jetën 23 qytetarë nga përmbytjet, nuk duhet të përsëritet më kurrë.

Kanali, me gjatësi prej 1350 metrash dhe gjerësi deri në 10 metra, do të rikonstruktohet tërësisht, duke u shndërruar në mbrojtjen më të fortë kundër përmbytjeve.

Në ngjarje mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, duke konfirmuar mbështetjen institucionale për projektin, që tashmë shihet si një kthesë për Hasanbegin, nga harresa dhe tragjedia, drejt sigurisë dhe zhvillimit.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti jep lajmin e mire per hasanbegun nis rikonstruksioni i plote i kanalit atmosferik 68cd6a3a11fda
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti jep lajmin e mirë për Hasanbegun: Nis rikonstruksioni i plotë i kanalit atmosferik

infertiliteti ne rritje mjekja 1 ne 6 cifte ne shqiperi nuk mund te bejne femije 68cd78ba26037
Lajmi i radhës

Infertiliteti në rritje, mjekja: 1 në 6 çifte në Shqipëri nuk mund të bëjnë fëmijë

Të fundit nga

ShkoLartë