izet mexhiti pritet ngrohtesisht ne serove nga banoret e cairit 688fcd371dea2

Izet Mexhiti pritet ngrohtësisht në Serovë nga banorët e Çairit

August 3, 2025
1 minut lexim

Shkup, 3 gusht – Zëvendëskryeministri i parë, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe kandidat për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, ka vizituar lagjen Serovë, ku është pritur ngrohtësisht nga banorët në konakun e agës Galiq.

“Serova është një vend që të bën të ndihesh si në shtëpi sapo kalon pragun. Banorët na pritën me zemër të hapur dhe çaj të ngrohtë, që e bëri bisedën tonë edhe më të afërt”, ka shkruar Mexhiti në një postim në rrjetet sociale.

Gjatë takimit me banorët, Mexhiti dëgjoi sfidat e përditshme, kërkesat për përmirësimin e lagjes dhe idetë që presin të realizohen.

Ai theksoi se shërbimi publik duhet të bazohet në dëgjim, respekt dhe angazhim të vazhdueshëm për t’u qëndruar afër qytetarëve.

“U premtova me bindje se Serova do të zhvillohet edhe më shumë, me hapa të shpejtë dhe me përkushtim të plotë. Dera ime do të jetë gjithmonë e hapur për çdo qytetar, për çdo fjalë që duhet dëgjuar, për çdo dorë që kërkon mbështetje”, theksoi ai. Në fund, Mexhiti shtoi: “Jemi këtu për ta bërë Çairin më të mirë. Hap pas hapi. Së bashku.”

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kasami perfundon tetova nfeste 19 dite 32 aktivitete kulturore sportive koncerte nete rinore 688fc84a0baa1
Lajmi i mëparshëm

Kasami: Përfundon “Tetova n’festë”, 19 ditë, 32 aktivitete kulturore, sportive, koncerte, netë rinore

brohoritjet antishqiptare ne prani te mickoskit bushati galeri turpi e papranueshme heshtja e zyrtareve te larte qe ishin aty 688fd69728841
Lajmi i radhës

Brohoritjet antishqiptare në prani të Mickoskit, Bushati: Galeri turpi, e papranueshme heshtja e zyrtarëve të lartë që ishin aty

Të fundit nga

ShkoLartë