izet mexhiti pret albin kurtin ne kufi mire se erdhe mik vella dhe udheheqes i nje shteti qe na qendron prane 6862de2c62bfc

Izet Mexhiti pret Albin Kurtin në kufi: “Mirë se erdhe, mik, vëlla dhe udhëheqës i një shteti që na qëndron pranë”

June 30, 2025
1 minut lexim

Shkup, 30 qershor – Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka pritur sot në kufi Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili nesër do të marrë pjesë në Takimin e lidershipit BE-Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit të Rritjes.

Mexhiti e ka cilësuar këtë pritje si një shenjë respekti dhe vlerësimi për marrëdhëniet e afërta ndërmjet dy vendeve dhe popujve, si dhe për qasjen e përbashkët ndaj sfidave rajonale dhe aspiratave për integrim në Bashkimin Evropian.

“Sot prita në kufi Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. E mirëprita si mik, si vëlla, si udhëheqës të një shteti që na qëndron pranë në çdo kohë,” ka shkruar Mexhiti.

Ai ka nënvizuar se gjatë këtij takimi të shkurtër, por miqësor, është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit, për të ardhmen evropiane dhe për sfidat e përbashkëta të rajonit.

“Biseduam shkurt, me sinqeritet dhe vullnet të përbashkët. Për mundësitë që kemi para vetes. Për bashkëpunimin. Për njerëzit tanë, për vendet tona, për rrugën tonë drejt Evropës. Dhe është mirë kur në këtë rrugë kemi pranë njëri-tjetrin,” ka përfunduar Mexhiti.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

albin kurti ne shkup mirepritet nga izet
Lajmi i mëparshëm

Albin Kurti në Shkup, mirëpritet nga Izet Mexhiti

nuk kisha pritshmeri per trafikim masiv votash braho rinumerimi per te bere transparence i vetmi ndryshim erdhi brenda pd 6862e78c876c0
Lajmi i radhës

”Nuk kisha pritshmëri për trafikim masiv votash”, Braho: Rinumërimi për të bërë transparencë, i vetmi ndryshim erdhi brenda PD

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë