izet mexhiti premton transformimin e cairit mbi 760 mije euro per fushe topanen ky eshte vetem fillimi 68c581395f7e3

Izet Mexhiti premton transformimin e Çairit: Mbi 760 mijë euro për Fushë Topanën, ky është vetëm fillimi

September 13, 2025
1 minut lexim

Kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhiti, ka prezantuar një pako investimesh infrastrukturore që kapin vlerën mbi 760 mijë euro, të destinuara për lagjen Fushë Topanë.

“Do të rikonstruktohen rrugët Ismail Qemali, Metodija Mitevski, Mehmet Gega, Nikolla Maleshevski dhe Gjorgji Pop Hristov. Investimet përfshijnë asfalt të ri, trotuare bashkëkohore, ndriçim tërësisht të ri, parkingje dhe sipërfaqe të gjelbërta,” tha Mexhiti.

Ai theksoi se projekti do të sjellë edhe një dimension estetik në komunë: “Do të vendosen zhardonjerë dekorativë dhe lule, sepse duam që Çairi të ketë një pamje më estetike dhe më të pastër.”

Në të njëjtën kohë, ka nisur edhe rekonstruksioni i rrugës “Maksut Sadik”, e cila lidh Çairin me Universitetin “Nënë Tereza”. “Kjo rrugë ka rëndësi të veçantë për studentët dhe qytetarët,” tha ai.

Sipas Mexhitit, të gjitha këto investime janë mundësuar falë fondeve qeveritare të siguruara në 15 muajt e fundit:
“Nga buxheti vetanak i komunës nuk mund të mbulohen projekte të tilla madhore. Ky është vetëm fillimi. Në katër vitet e ardhshme Çairi do të transformohet tërësisht në një komunë me infrastrukturë bashkëkohore.”

Në fund, ai u zotua: “Vetëm për ty, Çairi im!”

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shenjat qe tregojne se nuk jeni ne depresion por jeni te rrethuar nga njerez qe sfidojne arsyen 68c57d11ca79a
Lajmi i mëparshëm

Shenjat që tregojnë se nuk jeni në depresion, por jeni të rrethuar nga njerëz që sfidojnë arsyen

aleanca kombetare per integrim dorezoi kandidaturat ne gostivar bashkim per fitore me 19 tetor 68c58e52b31d7
Lajmi i radhës

Aleanca Kombëtare për Integrim dorëzoi kandidaturat në Gostivar: Bashkim për fitore më 19 tetor

Të fundit nga

ShkoLartë