ARTUR ZHEJI

Izet Mexhiti prek me fjalët për Artur Zhejin: Një kolos u shua, publiku shqiptar mbeti më i varfër (FOTO)

August 24, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka reaguar pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të publicistit dhe gazetarit të njohur shqiptar, Artur Zheji.

Në një postim në rrjetet sociale, Mexhiti është shprehur i tronditur nga kjo humbje e parakohshme, duke theksuar se Zheji ishte një figurë e rrallë e mendimit kritik dhe e fjalës së lirë.

“Artur Zheji, fatkeqësisht, nuk është më në mesin tonë. Lajmi për ikjen e papritur e të hershme të Zhejit, më tronditi shumë. Është një humbje e madhe për mendimin, fjalën e lirë e gazetarinë shqiptare. Si një kolos i gazetarisë, Zheji do të mbetet në kujtesën tonë kolektive për kontributin në sferën publike. Publiku shqiptar nga dje është më i varfër,” ka shkruar Mexhiti.

Ai gjithashtu u ka shprehur ngushëllime familjes Zheji për këtë humbje të madhe, duke e cilësuar ndarjen e tij një plagë për mbarë shoqërinë shqiptare.

Artur Zheji ka qenë një nga figurat më të njohura të gazetarisë dhe publicistikës shqiptare, i njohur për analizat, mendimin kritik dhe guximin e tij në fjalën e lirë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

photo output 20
Lajmi i mëparshëm

Darko Kostovski sjell standarde evropiane në shkollat e Butelit! SH.F “Liman Kaba” në Luboten shembull i investimeve që nuk ndalen! (FOTO)

IZET MEXHITI 4 2
Lajmi i radhës

Mexhiti për MIA-n: VLEN në Çair fiton që në raundin e parë, qytetarët do të shohin ndryshimin që meritojnë

Të fundit nga

ShkoLartë