photo output 2 scaled

Izet Mexhiti: Pensionistët nuk kërkojnë mëshirë, por dinjitet dhe ne ua kemi kthyer!

August 1, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka zhvilluar sot një takim me Shoqatën e Pensionistëve të Çairit, ku theksoi se pensionistët nuk kanë nevojë për mëshirë, por për dinjitet dhe respekt të merituar. Ai kujtoi se kjo kategori është themeli mbi të cilin është ndërtuar vendi, përmes mundit, sakrificës dhe përkushtimit të tyre ndër vite.

“Vetëm brenda një viti kemi arritur që pensionet të rriten me 7.000 denarë, një hap konkret drejt rikthimit të dinjitetit të humbur,” ka thënë Mexhiti, duke shtuar se kjo është vetëm pika e nisjes.

Ai u zotua se do të vazhdojnë investimet në kujdesin shëndetësor, mirëqenie dhe infrastrukturë për gjeneratën që i dha kaq shumë vendit.

“Politika nuk duhet të jetë instrument i harresës, por mjet për drejtësi dhe dinjitet,” përfundoi Mexhiti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

avokati i popullit heton trajtimin e te burgosurve mes tyre edhe erion veliaj 688cad6a2a4c1
Lajmi i mëparshëm

Avokati i Popullit heton trajtimin e të burgosurve, mes tyre edhe Erion Veliaj

jonida maliqi shkelqen ne det te hapur ve ne pah linjat e theksuara te trupit 688cb07634f96
Lajmi i radhës

Jonida Maliqi shkëlqen në det të hapur, vë në pah linjat e theksuara të trupit

Të fundit nga

ShkoLartë