IZET MEXHITI 4

Izet Mexhiti: Nga Sllupçani e Likova po nis epoka e re e ndryshimit!

August 16, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti ka dhënë një mesazh të fuqishëm nga zemra e Sllupçanit dhe Likovës, duke i cilësuar këto treva si simbole të qëndresës, dinjitetit dhe tashmë të ndryshimit të madh që po vjen.

“Sllupçani dhe Likova janë flakadanët e pashuar të ndryshimit, vendet ku rilindi dinjiteti i shqiptarëve dhe ku sot po nis epoka e fitores së madhe”, ka thënë Mexhiti gjatë vizitës së tij në Komunën e Likovës, ku u shoqërua nga Bilalli, Zeka dhe Arbeni.

Ai takoi kandidatin e koalicionit VLEN për kryetar komune, profesor Nexhmedin Sadiku, të cilin e vlerësoi si njeri me integritet, vizion dhe përkushtim të palëkundur ndaj qytetarëve.

“Profesor Sadiku është kandidati i duhur për Likovën. Ai do të menaxhojë me efikasitet, do të realizojë projekte konkrete dhe do të shërbejë qytetarët me ndershmëri e transparencë. Nga këtu nis fitorja jonë, nga këtu lind ndryshimi që VLEN për çdo qytetar,” ka thënë më tej Mexhiti.

Me këtë mesazh, Mexhiti u shpreh i bindur se Likova dhe Sllupçani do të jenë zemra e fitores së ardhshme, duke hapur një kapitull të ri zhvillimi dhe perspektivë për gjithë rajonin.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

analiza e deutsche welle samiti i alaskes 10 per putinin 68a08ce9374b6
Lajmi i mëparshëm

Analiza e Deutsche Welle/ Samiti i Alaskës, 1:0 për Putinin

mickoski 135 me shume turiste ne maqedoni ne gjysmen e pare te vitit 68a08e556b3ee
Lajmi i radhës

Mickoski: 13,5% më shumë turistë në Maqedoni në gjysmën e parë të vitit

Të fundit nga

Horoskopi i datës 28 dhjetor 2025

Dashi Edhe pse atmosfera festive ju dhuron një ndjenjë qetësie të brendshme, duhen marrë parasysh edhe disa përplasje apo tensione në familje. Jeni përballë vendimeve të rëndësishme që lidhen me të ardhmen
ShkoLartë