IZET MEXHITI SEROVE

Izet Mexhiti nga Serova: Në vitin e parë, qytetarët e Çairit s’do të shohin më mbeturina me sy

September 20, 2025
1 minut lexim

Në hapjen e shtabit të nëndegës së VLEN-“Hasan Prishtina”, në Lagjen Serovë, kandidati për kryetar i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka shpallur një nga prioritetet kryesore për mandatin e ardhshëm: zhdukjen e mbeturinave nga hapësirat publike dhe modernizimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave në komunën e Çairit.

“Do të punojmë që në vitin e parë qytetarët e Çairit të mos shohin më mbeturina me sy. Higjiena komunale do të ketë detyrë vetëm t’i mbledhë ato nga kontinjerët dhe të kujdeset për larjen e rrugëve. Çairi do të jetë komuna e parë me kontinjerë nëntokësor në vend”, deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se nuk po vjen me fraza të mëdha apo premtime boshe, por me zgjidhje konkrete për problemet reale të qytetarëve, ndërsa kritikoi kundërshtarët për largimin nga hallet e përditshme të qytetarëve dhe zhvendosjen e debatit në tema ideologjike që nuk kanë lidhje me realitetin në terren.

“Kur ne flasim për problemet e qytetarëve, ata flasin për ‘botën serbe’. Ne nuk e sollëm atë këtu atë e gjetëm këtu, për vite me radhë kanë pasur takime e vizita të shumta me përfaqësues të asaj bote. Tani është koha të flasim për Çairin, për rrugët, për pastrimin, për investimet”, tha ai.

Mexhiti gjithashtu potencoi se për herë të parë, falë angazhimit të kësaj qeverie dhe në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, po përkrahen realisht komunat shqiptare:

“Çdo vendbanim ka bager, po zgjidhen probleme që nuk janë prekur për më shumë se 20 vite. Votën e qytetarëve e kërkojmë jo për premtime, por për atë që tashmë kemi filluar ta realizojmë në vetëm një vit.”

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gare shteterore per ndihmen e pare ne gostivar 68ce73d4ea199
Lajmi i mëparshëm

Garë shtetërore për ndihmën e parë në Gostivar

korce nderron jete ne hotel 72 vjecari grek vdekja dyshohet per shkaqe natyrale 68ce75d45760a
Lajmi i radhës

Korçë, ndërron jetë në hotel 72-vjeçari grek, vdekja dyshohet për shkaqe natyrale

Të fundit nga

ShkoLartë