izet mexhiti nga serava cairi po bashkohet me vlen in fitorja e pashmangshme 68d5b4b27b47e

Izet Mexhiti nga Serava: Çairi po bashkohet me VLEN-in, fitorja e pashmangshme

September 25, 2025
1 minut lexim

Kandidati i koalicionit VLEN për Çair, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në hapjen e një shtabi të ri në nëndegën që mban emrin e heroit kombëtar Adem Jashari, në Serovë.

Mexhiti tha se shtab pas shtabi dëshmohet qartë se qytetarët i kanë dhënë besimin VLEN-it, duke theksuar se rritja e koalicionit është e pakthyeshme dhe fitorja e pashmangshme.

“Në rrugën tonë po bashkohen lagjet, po bashkohen familjet, po bashkohet Çairi. Me VLEN-in do të fitojë secila lagje, secila familje dhe mbi të gjitha do të fitojë Çairi. Ky është vullneti i qytetarëve dhe premtimi ynë i palëkundur,” deklaroi Mexhiti.

Ai e përmbylli mesazhin e tij me thirrjen: “Vetëm për ty Çair, bashkë do të fitojmë!”

Messenger creation C9C9AFEC 0783 4CD5 B358 C26796A945B1

Messenger creation B318EBC5 62F3 4895 801A 05809129092E

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ky eshte momenti yne historik ahmeti fton per bashkepunim drejt perspektives evropiane 68d5b415913a0
Lajmi i mëparshëm

“Ky është momenti ynë historik” — Ahmeti fton për bashkëpunim drejt perspektivës evropiane

shkarkimi i erion veliajt avokatja zbulon skenaret qe mund te ndjeke ish kryebashkiaku 68d5b618d913e
Lajmi i radhës

Shkarkimi i Erion Veliajt, avokatja zbulon skenarët që mund të ndjekë ish-kryebashkiaku

Të fundit nga

ShkoLartë