photo output 15 scaled

Izet Mexhiti nga konaku i Abdulla Alilit në Gazi Babë: Banorët kërkojnë zgjidhje konkrete, jo premtime boshe (VIDEO)

August 17, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, njëherësh dhe kandidat i koalicionit qeverisës VLEN për Komunën e Çairit, ka vazhduar takimet me qytetarët në kuadër të parafushatës për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.

Këtë herë, Mexhiti u prit në konakun e Abdulla Alilit-Dullës në Gazi Babë, ku zhvilloi një takim të sinqertë me banorët e kësaj lagjeje. Në fokus të diskutimeve ishin nevojat e përditshme të banorëve, kërkesa të cilat siç theksoi Mexhiti nuk janë abstrakte, por të matshme, të realizueshme dhe të domosdoshme për një standard më të mirë jetese.

“Banorët e Gazi Babës flasin qartë dhe pa ekuivokë. Ata kërkojnë projekte konkrete dhe zgjidhje reale, jo retorikë dhe premtime boshe. Pikërisht kjo mënyrë e të folurit është baza e angazhimit tonë, të kalojmë nga fjalët në zbatim,” është shprehur Mexhiti para të pranishmëve.

Sipas tij, kjo vizitë nuk ishte një ndalesë e zakonshme e fushatës, por një moment i rëndësishëm për t’i dhënë kahje energjisë dhe kërkesave të qytetarëve drejt veprimeve konkrete që do të sjellin ndryshime të prekshme për të gjithë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trejsi e zjarrte ne paraqitjen e fundit 68a190423f60b
Lajmi i mëparshëm

Trejsi e ‘zjarrtë’ në paraqitjen e fundit

bujar osmani 20 vite karriere personale 0 projekte per cairin 68a194517241a
Lajmi i radhës

Bujar Osmani, 20 vite karrierë personale, 0 projekte për Çairin

Të fundit nga

ShkoLartë