IMG 8605

Izet Mexhiti nga Kërçova: VLEN është garancia e ndryshimit dhe e përfaqësimit të shqiptarëve!

August 16, 2025
1 minut lexim

Kërçova sonte u bë epiqendra e një tubimi madhështor, ku zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Ambientit Jetësor, Izet Mexhiti, mbajti një fjalim të fuqishëm duke prezantuar vizionin e VLEN-it dhe kandidatin për kryetar komune, Fatmir Limanin.

Përpara plot qytetarëve, Mexhiti theksoi se VLEN-i është forca që mbrojti gjuhën shqipe, përfaqësimin e shqiptarëve dhe solli ndryshime të prekshme në jetën e qytetarëve.

“VLEN e mbrojti gjuhën shqipe nga gjykatat e trashëguara, VLEN e avancoi ligjin për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë të shqiptarëve në administratë dhe brenda një viti në Kërçovë janë punësuar 250 shqiptarë falë angazhimit tonë,” ka deklaruar Mexhiti.

Mexhiti gjithashtu ka përmendur edhe ligjin historik për shkollat e mesme fetare, duke theksuar se pas 40 vitesh u desh që të vijë VLEN për t’i dhënë medresesë Isa Beu trajtimin e barabartë.

Mexhiti u rikujtoi qytetarëve rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit, duke shtuar se kjo qeveri po e avancon frymën e saj me investime kapitale kudo ku jetojnë shqiptarët.

“Për herë të parë, kriter për shpërndarjen e fondeve është numri i banorëve. Prandaj sot shihni kantier ndërtimi në Kërçovë, në Strugë, në çdo komunë shqiptare,” tha ai.

Në fjalimin e tij, Mexhiti zbuloi edhe projektet konkrete për Kërçovën, përmendi spitalin e ri, kanalizimin e ri dhe investimet infrastrukturore, duke theksuar se VLEN është përkushtuar për një jetë më të mirë për çdo qytetar.

“Kjo është koha e ndryshimit. VLEN sjell kandidaturat më të përgatitura, më kombëtare dhe më vizionare. Kërçova do të zgjedhë ndryshimin dhe kjo fitore lokale do të jetë garanci për fitoren tonë” është shprehur Mexhiti, duke ndezur entuziazmin e qytetarëve.

Sipas zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhiti, VLEN tashmë është simbol i shpresës dhe i transformimit, jo vetëm për Kërçovën, por për gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

IMG 8608 IMG 8606 IMG 8607

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndahet nga jeta pippo baudo ikona e televizionit italian ne moshen 89 vjecare 68a0e79df40d1
Lajmi i mëparshëm

Ndahet nga jeta Pippo Baudo, ikona e televizionit italian në moshën 89-vjeçare

policia shpeton gruan nga lumi vardarvideo 68a0eb9a56df5
Lajmi i radhës

Policia shpëton gruan nga lumi Vardar(VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë