izet mexhiti nga fushe topana ju jeni vula e fitoreve tona 68c35bd29c2c0

Izet Mexhiti nga Fushë Topana: Ju jeni vula e fitoreve tona

September 12, 2025
1 minut lexim

Gjatë një takimi të ngrohtë me banorët e lagjes Fushë Topanë, kandidati i VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, theksoi rëndësinë historike të kësaj zone në fitoret politike dhe zhvillimin e komunës.

Ai foli për sfidat e të kaluarës dhe arritjet konkrete të vitit të fundit.

“Fushë Topana është një nga vulat e fitoreve tona. Ju na keni mbështetur edhe kur mundësitë kanë qenë të pakta. Defekti ka qenë nga fillimi – na dhanë një komunë të vogël, me buxhet të cunguar, pa prodhim dhe pa fabrika. Por ne jemi përpjekur bashkë me ju, hap pas hapi, të lëvizim gjërat përpara”, tha Mexhiti.

Ai theksoi se për herë të parë, Çairi po merr përkrahje të fuqishme nga qeveria, një përkrahje që nuk ka qenë e pranishme që nga vitet ’90.

“Ne nuk vijmë me politika të mëdha, por për të treguar çfarë kemi bërë në këtë një vit. Të krahasojmë konkretisht: çfarë kemi bërë ne dhe çfarë kanë bërë ata të tjerët”, u shpreh ai.

Mexhiti veçoi disa projekte kyçe infrastrukturore që po e transformojnë Çairin: rrugë të reja, kanalizime moderne, ujësjellës funksional dhe ndriçim publik.

Modeli i zhvillimit, sipas tij, është projekti që përfshin rrugën “Ferid Murati” dhe “Bllagoja Paroviq” deri në fund të Fushë Topanës, e cila do të ketë trotuare cilësore dhe ndriçim të ri publik.

“Ne flasim me fakte-vetëm në rrugën ‘Xhon Kenedi’ po shihen ndryshimet e vërteta”, përfundoi ai, duke siguruar banorët se investimet do të vazhdojnë me intensitet të lartë.

0c01e5eb 3613 40fb 9eba d2bd7d3cae3f512baa72 c709 4758 9b1d 7a8e0afe57ed

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bekim sali ne studenican u ndje fuqishem fryma e ndryshimit 68c34eba91059
Lajmi i mëparshëm

Bekim Sali: Në Studeniçan u ndje fuqishëm fryma e ndryshimit

rtsh drejt kolapsit borxhet e papaguara vene ne rrezik pjesemarrjen e shqiperise ne eurovision 68c35d3689ee1
Lajmi i radhës

RTSH drejt kolapsit: Borxhet e papaguara vënë në rrezik pjesëmarrjen e Shqipërisë në Eurovision

Të fundit nga

ShkoLartë