izet mexhiti nga cairi vlen po ngrihet shtab pas shtabi fitorja eshte e pashmangshme 68d5ec54abdc9

Izet Mexhiti nga Çairi: “VLEN po ngrihet shtab pas shtabi – fitorja është e pashmangshme!

September 26, 2025
1 minut lexim

Shkup, 25 shtator – Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, në hapjen e shtabit zgjedhor në lagjen Serovë, që mban emrin e heroit kombëtar Adem Jashari, deklaroi se rritja e këtij fronti politik është e pakthyeshme.

“Shtab pas shtabi, po tregohet qartë se VLEN ka marrë besimin e qytetarëve. Ky është sinjali i fuqishëm se Çairi është në anën tonë, në anën e drejtë, në anën e fitores”, u shpreh Mexhiti.

Ai theksoi se në këtë rrugë po bashkohen lagjet, po bashkohen familjet dhe mbi të gjitha po bashkohet Çairi.

“Me VLEN-in do të fitojë secila lagje, do të fitojë secila familje, dhe mbi të gjitha do të fitojë Çairi. Sepse ky është vullneti i qytetarëve dhe ky është premtimi ynë i palëkundur. Bashkë do të fitojmë! Vetëm për ty Çair!”, tha mes tjerash Mexhiti.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ish i dashuri i kim kardashian njofton padi kunder saj dhe nenes se saj 68d5dbb4a1acf
Lajmi i mëparshëm

Ish-i dashuri i Kim Kardashian njofton padi kundër saj dhe nënës së saj

mos harroni cadrat vranesira e reshje parashikimi i motit per diten e sotme ne shqiperi 68d626949da50
Lajmi i radhës

Mos harroni çadrat! Vranësira e reshje, parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri!

Të fundit nga

CNN: Trump nis operacionin kundër mashtrimit me votat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka urdhëruar Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) të nisë një shqyrtim mbarëkombëtar të mashtrimeve të mundshme me votuesit që përfshijnë shtetas amerikanë të natyralizuar, raportoi CNN
ShkoLartë