izet mexhiti ne teatrin shqiptar artistet tane meritojne me shume mbeshtetje 68cfd4f7a5994

Izet Mexhiti në Teatrin Shqiptar: Artistët tanë meritojnë më shumë mbështetje

September 21, 2025
1 minut lexim

Mbrëmë, Teatri Shqiptar i Shkupit u mbush me emocione, muzikë e vallëzim në koncertin jubilar që shënoi dy ngjarje të mëdha: 45 vjet karrierë të Nexhat Sumës dhe 20 vjet aktivitet artistik të çiftit Xheneta dhe Avni Zeneli.
Atmosfera festive u kthye në një nderim të madh për muzikën shqipe dhe trashëgiminë tonë kulturore, ndërsa publiku i pranishëm përjetoi një mbrëmje plot krenari dhe emocione.

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili ndoqi nga afër këtë ngjarje, u shpreh:

“Këto janë ngjarjet që na mbushin me krenari dhe na kujtojnë fuqinë e artit për të bashkuar shoqërinë. Muzika dhe vallëzimi shqiptar janë pasuria jonë më e madhe shpirtërore. Është detyrë e institucioneve që të mbështesin artistët tanë, të promovojnë trashëgiminë kulturore dhe ta përcjellin atë brez pas brezi. Çairi gjithmonë ka qenë vatër e kulturës, dhe unë do të angazhohem që të mbetet shembull i gjallë i mbështetjes për artin dhe kulturën shqiptare.”

Ky koncert u konsiderua si një prej promovimeve më dinjitoze të muzikës dhe vallëzimit shqiptar, duke dëshmuar se arti ynë meriton të jetë gjithmonë në qendër të skenës kulturore në Shkup dhe më gjerë.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jozi ndahet nga e dashura cfare ndodhi mes ciftit te ri 68cfd0e01a25f
Lajmi i mëparshëm

Jozi ndahet nga e dashura, çfarë ndodhi mes çiftit të ri!

mickoski filloi ndertimi i shtepise per te moshuar ne komunen e zernovcit 68cfe212a65da
Lajmi i radhës

Mickoski: Filloi ndërtimi i Shtëpisë për të moshuar në Komunën e Zërnovcit

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë