izet mexhiti ne konak te familjes kovaqi cairi eshte diamant dhe ia vlen cdo dite perkushtimi per te 68bf4a96cd255

Izet Mexhiti në konak të familjes Kovaqi: Çairi është diamant dhe ia VLEN çdo ditë përkushtimi për të

September 8, 2025
1 minut lexim

Shkup, 8 shtator – Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, gjatë një takimi në konakun e familjes së Avdiraman Kovaqit, theksoi vizionin e tij për një Çair më të zhvilluar dhe dinjitoz.

Në postimin e tij, Mexhiti shkruan se milpritja e tyre ishte një pasqyrë e bashkëjetesës që synojnë të ndërtojnë në lagje.

“Konaku i familjes së Avdiraman Kovaqit ishte vendtakimi ynë. Dyert e kësaj familje në lagjen e vjetër të Çairit, kanë qenë gjithnjë të hapura e mikëpritëse. Edhe ky takim ishte i tillë, i ngrohtë e vëllazëror.

Konaku ishte plot me fëmijë, të rinj, prindër, gjyshër dhe nipër, që të gjithë me besim, shpresë e optimizëm për të ardhmen. Mikpritja e tyre ishte një pasqyrë e bashkëjetesës që synojmë të ndërtojmë në lagje dhe shoqëri.

Banorët na falënderuan për investimet dhe punët që po bëjmë për përmirësimin e lagjes, dhe njëkohësisht shprehën besimin dhe mbështetjen e tyre për çdo hap në të ardhmen.

Ata kërkuan vetëm një gjë: që Çairi të bëhet një vend i jetueshëm, dinjitoz dhe i zhvilluar. Dhe ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë realitet, hap pas hapi, me përkushtim, dinjitet dhe vizion për çdo qytetar. Sepse Çairi është diamant dhe ia VLEN secila ditë e përkushtimit për diamantin tonë.”, shkruan mes tjerash Mexhiti.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe bashkëbiseduese, ku banorët shprehën mirënjohje për punët e realizuara dhe pritjet për një të ardhme më të mirë për lagjen dhe komunën.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bekim sali cairi me investime historike 68bf3e1f481fc
Lajmi i mëparshëm

Bekim Sali: Çairi me investime historike!

mustafa demanton ash ne nuk jam kuader partiak dhe nuk jam i emeruar nga ndonje subjekt politik 68bf4b334bd88
Lajmi i radhës

Mustafa demanton ASH-në: Nuk jam kuadër partiak dhe nuk jam i emëruar nga ndonjë subjekt politik!

Të fundit nga

ShkoLartë