IZET MEXHITI 6 1

Izet Mexhiti: Investimi në shkolla është investim në të ardhmen e fëmijëve tanë! (FOTO)

August 21, 2025
1 minut lexim

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, vizitoi shkollën fillore “Tefejuz” në Gazi Babë, ku e priti një atmosferë e gjallë.

Gjatë vizitës, Mexhiti u njoh nga afër me përgatitjet dhe sfidat që duhet tejkaluar urgjentisht, si vendosja e ulëseve në oborrin e shkollës dhe rregullimi i tavanit të objektit, për të siguruar kushte më të mira dhe më të sigurta për fëmijët. Ai shprehu vendosmërinë që këto kërkesa të mos mbeten vetëm në letër, por të marrin zgjidhje të menjëhershme.

Një tjetër projekt i prezantuar nga drejtuesit e shkollës, “Clean Green Action”, synon gjelbërimin e oborrit dhe krijimin e hapësirave funksionale për aktivitetet jashtë klasës, ide që Mexhiti premtoi se do të ketë përkrahjen e tij të plotë.

“Investimi në shkolla është investim në të ardhmen e fëmijëve tanë”, deklaroi para të pranishmëve Mexhiti, duke theksuar se çdo nevojë e evidentuar gjatë kësaj vizite do të trajtohet me prioritet, që nxënësit e Shkollës Fillore “Tefejuz” ta nisin vitin shkollor me dinjitet, siguri dhe kushte më moderne.

IZET MEXHITI 7 1

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

propozim drejt kompanive pagesa e tatimit te solidaritetit te behet ne dy keste mickoski thote se oferta eshte e drejte 68a717a5f2e2d
Lajmi i mëparshëm

Propozim drejt kompanive – pagesa e tatimit të solidaritetit të bëhet në dy këste, Mickoski thotë se oferta është e drejtë

arber veliaj del nga spak pas 5 oresh erdha vullnetarisht te sqaroj pozicionin tim 68a72115c2310
Lajmi i radhës

Arber Veliaj del nga SPAK pas 5 orësh: Erdha vullnetarisht të sqaroj pozicionin tim

Të fundit nga

ShkoLartë