Figura e Ismet Jasharit – Komandant Kumanovës është mishërim i sakrificës, unitetit dhe guximit të shqiptarëve për liri. Kështu ka deklaruar pas homazheve para shtatores së heroit kombëtar në Orizare të Likovës, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.
“Nga Zvicra erdhi për lirinë e kombit, për flamurin dhe dinjitetin tonë. Në 27 vjetorin e rënies, përulemi me nderim dhe zotohemi të mbrojmë vlerat për të cilat ai dha jetën”, ka thënë Mexhiti.
Me këtë deklaratë, zëvendëskryeministri Mexhiti përcolli mesazhin e qartë se gjeneratat e reja kanë obligim dhe detyrë historike të vazhdojnë rrugën e heronjve, duke mbrojtur lirinë, dinjitetin dhe vlerat kombëtare që Komandant Kumanova dhe shumë të tjerë i vunë mbi gjithçka, edhe mbi jetën e tyre.


