izet mexhiti fituesi tashme dihet entuziazmi i qytetareve garanton fitoren ne cair 68d68897793e6

Izet Mexhiti: Fituesi tashmë dihet – entuziazmi i qytetarëve garanton fitoren në Çair

September 26, 2025
1 minut lexim

Kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhiti, gjatë hapjes së shtabit zgjedhor në nën-degën Teli të Gazi Babës, u shpreh i bindur se zgjedhjet do të sjellin një fitore të madhe për subjektin e tij.

“Fituesi tashmë dihet! Entuziazmi qytetar është tregues i qartë se ndryshimi po vjen me fuqinë e votës së Çairit,” tha Mexhiti para të pranishmëve.

Ai theksoi se mbështetja e qytetarëve është e pakushtëzuar dhe se shpresa për ndryshim është tashmë e dukshme në çdo lagje.

“Energjia, përkrahja dhe vullneti i pathyeshëm i njerëzve na tregojnë se rruga drejt fitores është e sigurt. Ky entuziazëm është garancia jonë se ditën e zgjedhjeve do të vuloset triumfi i madh,” theksoi kandidati i VLEN-it.

Nga Teli, Mexhiti dërgoi edhe një mesazh politik të qartë:
“Qytetarët janë të bashkuar, të vendosur dhe të gatshëm për të hapur kapitullin e ri të qeverisjes së drejtë, të përgjegjshme e të ndershme. Jemi një ZË!”

Me këtë tubim, Mexhiti u shpreh se fushata e VLEN-it në Çair ka hyrë në një fazë të re, ku besimi dhe mobilizimi i qytetarëve po rriten çdo ditë.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

keshilla te thjeshta per te perballuar trishtimin dhe per te vazhdur ditet e veshtira 68d6847160416
Lajmi i mëparshëm

Këshilla të thjeshta për të përballuar trishtimin dhe për të vazhdur ditët e vështira

zeqiri u pergjigjet akuzave ju jeni paterice e nje sistemi te kalbur 68d68e6e50bd8
Lajmi i radhës

Zeqiri u përgjigjet akuzave: Ju jeni patericë e një sistemi të kalbur

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë