izet mexhiti cairi po shnderrohet ne qytet i studenteve 68b44eb1bbba0

Izet Mexhiti: Çairi po shndërrohet në “Qytet i studentëve”

August 31, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka prezantuar konceptin e tij vizionar për zhvillimin e komunës, të cilin e quan “Çairi – qytet i studentëve”.

Sipas tij, ky është një realitet që tashmë ka filluar të marrë formë dhe që do ta bëjë Çairin një qendër të arsimit, kulturës dhe ekonomisë së gjeneratave të reja.

“Kur është bërë ndarja territoriale, askush nuk ka menduar se sa banorë jetojnë këtu. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë dhe kemi filluar të punojmë. Brenda kësaj periudhe kemi arritur të revitalizojmë Çarshinë e Vjetër, e cila sot është vendi ku zhvillohet ekonomia lokale me mbi 700 dyqane. Ky është sukses për Çairin dhe për Shkupin.” deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se, përveç rëndësisë historike dhe ekonomike të Çarshisë, tashmë Çairi po fiton një tjetër dimension përmes studentëve:

“Ne tashmë kemi dy kampuse universitare dhe tre universitete përreth, përfshirë edhe Universitetin Amerikan dhe të tjera institucione arsimore. Mjafton të ecni nëpër Fushë Tophane e Çair, çdo i dyti është student. Kjo ka ndryshuar ambientin dhe atmosferën, duke sjellë kultura të ndryshme dhe energji të re.”

Sipas Mexhitit, pikërisht kjo prani e fuqishme e studentëve është gjallëria e re e komunës:

“Me studentët kemi gjallëruar Çarshinë e Vjetër. Çairi ka potencial unik për t’u bërë qytet i studentëve dhe ne do ta shndërrojmë në një qendër arsimore dhe kulturore të kryeqytetit.”

Ai shtoi se hapja e fakulteteve të reja do ta forcojë këtë koncept edhe më shumë dhe se projekti do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për zhvillimin urban, social dhe ekonomik të komunës.

“Çairi nuk është vetëm një komunë e zakonshme. Ai është zemra e historisë sonë, motori i ekonomisë lokale dhe tashmë po bëhet qendra e rinisë dhe e dijes. Bashkë me studentët, ne do ta bëjmë Çairin qytet të studentëve.” përfundoi Mexhiti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

siljanovska davkova i ndau shperblimet per fituesit e maratones se 38 te te notit ne oher 68b44e1026e22
Lajmi i mëparshëm

Siljanovska – Davkova i ndau shpërblimet për fituesit e Maratonës së 38-të të Notit në Ohër

pd do ankimoje vendimin e komisionit rregullator per rezultatin e zgjedhjeve 2025 68b4501ce38bc
Lajmi i radhës

PD do ankimojë vendimin e Komisionit Rregullator për rezultatin e zgjedhjeve 2025

Të fundit nga

Shpërthen Benita: Elijona ka shumë fytyra!

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Benita, ka deklaruar se Elijona ka shumë fytyra, dhe sipas saj, nuk është aq engjëllore sa duket. Në fakt, teksa bisedonte me Klodin, Benita

Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO

Sikur ‘carbonara’ të kishte këmbë, sot do të kërcente nga gëzimi. Në orën 10:44, në New Delhi, Komiteti Ndërqeveritar i UNESCO-s dha zyrtarisht miratimin: kuzhina italiane hyn në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të
ShkoLartë