IMG 9072

Izet Mexhiti: Çairi kryeqendër e inovacionit rinor! Me rininë dhe për rininë, themelojmë klubin e parë të sporteve elektronike

August 28, 2025
1 minut lexim

Në zemër të Çairit, aty ku historia takohet me të ardhmen, sot u zhvillua turneu i madh i Counter Strike 2, një aktivitet që mblodhi të rinj të pasionuar pas sporteve elektronike. Ngjarja u organizua pranë shtatores së Skënderbeut, duke dëshmuar se Çairi nuk është vetëm vend i traditës, por edhe i zhvillimeve moderne dhe teknologjike.

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, theksoi se ky turne nuk është vetëm argëtim, por edhe hap drejt krijimit të klubit të parë të sporteve elektronike në Çair.

“Rinia e Çairit është pasuri dhe frymëzim. Çairi është diamant. Kjo iniciativë do t’i japë mundësi të rinjve tonë që të shfaqen fuqishëm edhe në arenën botërore”, tha Mexhiti.

Sportet elektronike sot janë më shumë se një hobi, ato janë profesion, garë dhe pasion global. Të rinjtë e Çairit po tregojnë se janë gati të konkurrojnë me më të mirët në botë, dhe për këtë, Mexhiti premton mbështetje të plotë nga Komuna.

“Ne jemi afër rinisë, sepse jemi me rininë”, shtoi Mexhiti, duke premtuar se Çairi do të bëhet pikë referimi për të gjithë adhuruesit e këtij sporti.

Ky turne është vetëm fillimi i një rruge të re për rininë e Çairit, e cila me energji dhe kreativitet po ndërton një komunë moderne, më të fuqishme dhe më inovative.

IMG 9077
IMG 9074
IMG 9076
IMG 9073
IMG 9075

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sarah jessica parker fotografohet ne hamptons me nje veshje te perditshme shume nga kalimtaret nuk e njohen 68af84123e6f2
Lajmi i mëparshëm

Sarah Jessica Parker fotografohet në Hamptons me një veshje të përditshme, shumë nga kalimtarët nuk e njohën

mexhiti ne cair u zhvillua turneu i pare i sporteve elektronike synohet themelimi i klubit te pare e sport 68af88411a9d7
Lajmi i radhës

Mexhiti: Në Çair u zhvillua turneu i parë i sporteve elektronike – synohet themelimi i klubit të parë e-sport

Të fundit nga

ShkoLartë