IZET MEXHITI 10

Izet Mexhiti: Çairi i gatshëm për vitin e ri shkollor, po fillon epoka e standardeve të reja në arsim (FOTO)

August 28, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, z. Izet Mexhiti, sot vizitoi Shkollën Fillore “Vasill Glavinov” në Çair me ç’ rast informoi se fushata për pastrimin dhe pregatitjen e shkollave fillore për fillimin e procesit arsimor më 1 shtator janë ka përfunduar.

Sot nga afër pashë përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor në Shkollën Fillore “Vasill Glavinov” në Çair, me të cilën e përmbyllëm fushatën për pastrimin gjeneral të të gjitha shkollave fillore në Komunën e Çairit. Me këtë, shkollat janë tërësisht të gatshme për të pritur nxënësit më 1 shtator’ tha Mexhiti.

Mexhiti tha se një prej karakteristikave më pozitive të kësaj shkolle është se këtu mësojnë nxënës nga të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në Çair – një shembull i mirë i bashkëjetesës dhe harmonisë ndëretnike.

‘Është obligim i yni që nxënësve të cilët fatmirësisht janë shumë në Komunën e Çairit, ku vetëm numri i klasës së parë është rreth 1.000 fëmijë t’u mundësojmë kushte sa më të mira për të mësuar dhe për t’u zhvilluar’ shtoi Mexhiti.

Gjatë kësaj vizite Mexhiti gjithashtu paralajmëroi se së shpejti do të promovon konceptin për mësim në një ndërrim, duke filluar me Shkollën Fillore “Kongresi i Manastirit”, që nga 1 shtatori.

Zëvendëkryeministri i Parë Mexhiti falënderoi udhëheqësit e shkollave fillore dhe stafin mësimor për përkushtimin e tyre maksimal që 1 shtatori të na gjejë të përgatitur për t’i pritur filloristët me dinjitet dhe respekt.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

veln shqiptaret e ndeshkuan bdi ne taravari sot perkulet para ahmetit e grubit 68b030fa270bd
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Shqiptarët e ndëshkuan BDI-në, Taravari sot përkulet para Ahmetit e Grubit

IZET MEXHITI 2 3
Lajmi i radhës

Mexhiti godet Osmanin: Çairit i duhet vizion, jo politikanë të salloneve! (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë