izet mexhiti cairi do te kete ciklin me te madh te investimeve ne arsim 68e65ff6884cf

Izet Mexhiti: Çairi do të ketë ciklin më të madh të investimeve në arsim

October 8, 2025
1 minut lexim

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka prezantuar programin e tij arsimor, duke e cilësuar arsimin si “themelin mbi të cilin zhvillohet shoqëria”. Ai paralajmëroi investime madhore që synojnë modernizimin e plotë të institucioneve arsimore në komunë, raporton alfax.mk.

Sipas Mexhitit, plani parashikon ndërtimin e tre çerdheve të reja, një shkolle për 1300 nxënës në Teneqe Mahallë, shkollës për fëmijë me nevoja të veçanta “Idnina”, si dhe zgjerimin e shkollave “Hasan Prishtina” dhe “Ismail Qemali”. Po ashtu, ai paralajmëroi ndërtimin e një salle sportive moderne në “Jashar Bej Shkupi”.

FB IMG 1759924488094 FB IMG 1759924485106 FB IMG 1759924478081 FB IMG 1759924474948 FB IMG 1759924470529 FB IMG 1759924465010

Në kuadër të programit, Mexhiti theksoi se çdo shkollë do të modernizohet me mësim në një ndërrim, oborre dhe salla të rinovuara, pajisje IT në çdo klasë dhe kushte të përshtatshme për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Ai paralajmëroi gjithashtu bursa për nxënësit e dalluar, libra dhe pajisje falas për nxënësit e klasës së parë, si dhe trajnime në teknologji dhe aktivitete sportive shkollore.

Në qendër të vizionit të tij qëndron kampusi universitar “Nënë Terezë”, një investim prej 40 milionë eurosh, që sipas tij do ta shndërrojë Çairin në një qendër akademike dhe zhvillimore.

“Mjetet për të gjitha këto projekte janë të siguruara. Tani është koha t’i realizojmë dhe ta bëjmë arsimin shtyllën më të fortë të zhvillimit në Çair”, theksoi Mexhiti.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Zekirja Shaini
Lajmi i mëparshëm

Zekirija Shaini demanton Arbër Ademin: Plagosja ime nuk ka prapavijë politike!

burgimi i pare shtepiak me hallke elektronike model me i lire dhe me human i ndeshkimit 68e6670eedeef
Lajmi i radhës

Burgimi i parë shtëpiak me hallkë elektronike! Model më i lirë dhe më human i ndëshkimit

Të fundit nga

ShkoLartë