izet mexhiti 1 milion euro investim ne rrugen ferid murat 68c306cff1cdd

Izet Mexhiti: 1 milion euro investim në rrugën “Ferid Murat”

September 11, 2025
1 minut lexim

Shkup, 11 shtator – Kandidati për kryetar komune në Çair, njëherit, zëvendëskryeministër i parë shqiptar, z. Izet Mexhiti vizitoi sot rrugën “Ferid Murat”, ku prezantoi një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në Çair.

Mexhitit me këtë investim synon transformimin e plotë të rrugës, duke e bërë atë më të sigurt, moderne dhe funksionale.

“Projekti përfshin ndërtimin e një segmenti prej 1 kilometri, nga rruga “Xhon Kenedi” deri te rrethrrotullimi “Shqiponja”, dhe ka një vlerë prej 1 milion eurosh. Financimi realizohet nga Komuna e Çairit, në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Ministrinë e Transportit. Investimi përfshin asfaltim të plotë, dy korsi të rregulluara për qarkullim, trotuare të standardizuara, korsi të reja për biçikleta, parkim të ligjshëm, ndriçim modern, si dhe ndërtimin e një rrethrrotullimi funksional që do të lehtësojë ndjeshëm trafikun.

Punimet pritet të përfundojnë në mars 2026, duke sjellë kushte më të sigurta dhe më të rehatshme për lëvizjen e banorëve, dhe të Çairit.

Ky projekt është vetëm një nga investimet që tregon se Çairi po ecën fuqishëm përpara!”, bëri të ditur Mexhiti

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

analisti i pavarur kapet ne shoqerim te musa
Lajmi i mëparshëm

Analisti i “pavarur” kapet në shoqërim të Musa Xhaferit!

muhamed elmazi prezanton bartesin e listes per keshillin komunal ne saraj 68c30771819a2
Lajmi i radhës

Muhamed Elmazi prezanton bartësin e listës për Këshillin Komunal në Saraj

Të fundit nga

ShkoLartë