ivanovska 11 ore pasi e shpalla kandidaturen time policia me trokiti ne dere 689f402a43415

Ivanovska: 11 orë pasi e shpalla kandidaturën time, policia më trokiti në derë

August 15, 2025
1 minut lexim

Rrafsh 11 orë pasi e shpalla kandidaturën time për kryetare të Komunës Qendër, policët trokitën në derën time. Kështu nis reagimin e saj kandidatja e pavarur për Komunën Qendër, ish-kryetare e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska, ndërsa ka akuzuar pushtetin për presion policor.

“Mbrëmë në orën 20:30 dy policë më kanë kërkuar për të më dorëzuar një kallëzim penal, por unë nuk isha në shtëpi. Sot në mëngjes menjëherë shkova ta marr Thirrjen nga Prokuroria Themelore Publike Shkup për të parë se për çfarë bëhet fjalë. Më thërrasin për bisedë më 19 gusht. Unë nuk kam çfarë të fsheh, kam ndërgjegje të pastër dhe nuk kam frikë nga asnjë kërcënim, goditje e ulët apo presion. Qëllimi im është jetë dinjitoze në Qendër dhe beteja jonë së bashku me të pavarurit së bashku është rezistencë ndaj antivlerave të vendosura të korrupsionit dhe klientelizmit që na sollën në këtë situatë”, ka shkruar Ivanovska në proflin e saj  në Facebook.

Ne, thekson ajo, me mbështetjen tuaj, do t’ia kthejmë fuqinë qytetarëve dhe dinjitetin e tyre, sepse institucionet duhet të na shërbejnë ne, e jo qendrave interesi i të cilave është fitimi.

Unë me kohë do t’ju informoj për situatën lidhur me këtë kallëzim penal, por sigurisht adresa për informim është edhe Prokuroria Themelore Publike Shkup si institucion kompetent”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pese gjera qe duhet ti dini para samitit trump putin 689f3fb29b909
Lajmi i mëparshëm

Pesë gjëra që duhet t’i dini para samitit Trump – Putin

gjesti tha se iu be padrejtesi reagon drejtuesi i kompanise qe akuzoi kengetari 689f419332a1a
Lajmi i radhës

Gjesti tha se iu bë padrejtësi: Reagon drejtuesi i kompanisë që akuzoi këngëtari

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë