iu zbulua tradhtia para botes gruaja fal ish drejtorin e astronomer i jep nje shans te dyte 68e013746ae5a

Iu zbulua tradhtia para botës, gruaja fal ish-drejtorin e Astronomer, i jep një shans të dytë

October 3, 2025
1 minut lexim

Ish-CEO i Astronomer, Andy Byron, duket se po i jep një shans të dytë martesës me bashkëshorten e tij, Meghan, pas skandalit global të videos së famshme nga “kiss cam” në koncertin e Coldplay.

Sipas “Daily Mail”, çifti është parë duke bërë një shëtitje përgjatë plazhit fundjavën e kaluar, duke mbajtur ende unazat e martesës në gishta. Kjo ndodhi vetëm dy muaj pasi Byron u përfshi në një skandal publik, kur u kap nga kamerat në koncert së bashku me të dashurën e tij e cila është edhe drejtoreshë e burimeve njerëzore në kompaninë që ai drejtonte.

Fotot e publikuara tregojnë Byron dhe Meghan duke dalë nga një vilë luksoze në Kennebunk të shtetit Maine – vendi ku Meghan ishte strehuar pas skandalit. Të dy shfaqen teksa shijojnë një piknik romantik në plazh gjatë perëndimit të diellit dhe në pamje të tjera, shihen të veshur me rroba sportive, duke bërë shëtitje në lagje, transmeton Tv 21.

Ndryshe nga rasti i znj. Cabot gruaja e një tjetër drejtuesi të kompanisë që kërkoi menjëherë divorc, Meghan dhe Byron nuk kishin ndërmarrë hapa ligjorë drejt ndarjes. Meghan, megjithatë, kishte hequr menjëherë emrin e bashkëshortit nga rrjetet sociale dhe ishte larguar nga shtëpia e përbashkët, duke u zhvendosur në Maine, ku edhe është parë kohët e fundit me Byron.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ujerat e zeza kundermojne ne fshatin mramor te prishtine projekti mbeti ne gjysme qe disa vite 68e0122ec2436
Lajmi i mëparshëm

Ujërat e zeza kundërmojnë në fshatin Mramor të Prishtinë, projekti mbeti në gjysmë që disa vite

bashkim murtezi fuqia e bashkimit dhe vizionit e tejkalon kohen 68e01778b8576
Lajmi i radhës

Bashkim Murtezi: Fuqia e bashkimit dhe vizionit e tejkalon kohën

Të fundit nga

VLEN: Llaskarca merr frymë të re

Ujësjellësi, kanalizimi dhe rrugët nuk janë thjesht projekte, ato janë jetë, janë kushtet elementare që përcaktojnë dinjitetin e çdo familjeje dhe mirëqenien e çdo vendbanimi. Pa ujë të pastër, pa menaxhim të

​LDK nuk e voton buxhetin për vitin 2026

Shefja e Grupit Parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku, në seancën për buxhetin e vitit 2026-të tha se nuk kanë votë “për” pasi që në komisionin për buxhet të një
ShkoLartë