iu sekuestrua telefoni nga spak kushtetuesja qytetares i eshte cenuar e drejta 68890d46f2018

Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta

July 29, 2025
1 minut lexim

Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e Onejda Ymerit duke thënë se i është cënuar e drejta me sekuestrimin e telefonit nga SPAK.



Telefoni iu sekuestrua nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe më pas u konfirmua nga Gjykata e Posaçme.

Sipas Kushtetueses, kur sekuestrohet telefoni, rrjedhimisht ke fituar akses në korrespondecë, fshehtësia e të cilës është e mbrojtur me Kushtetutë.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, hetuesit mund të sekuestrojnë telefonin, por hapja dhe leximi i korrespondencës duhet të bëhet me autorizim të gjykatës, duke fokusuar kërkimin në lidhje me hetimin.

Pajisja e sekuestruar deri në autorizimin e Gjykatës ndalohet veprimi i hapjes, nxjerrjes dhe inspektimit të të dhënave, si edhe pajisja duhet të mbahet e mbyllur me vulë sigurie.

Në vendim thuhet se SPAK duhet të fshijë kopjet e korrespondencës që nuk kanë lidhje me hetimin, në kuadër të të cilit i është sekuestruar celulari.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryetari i komunes se haracines ridvan ibraimi dorezoi 23 vendime per arsimtaret e haracines 68890ba3e4100
Lajmi i mëparshëm

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, dorëzoi 23 vendime për Arsimtarët e Haraçinës

britania mund ta njohe shtetin palestinez izraeli shperblim per hamasin 68890e745dd25
Lajmi i radhës

Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin

Të fundit nga

ShkoLartë