Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për konfiskimin e apartamentit të ish kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për konfiskimin e një apartamenti në pronësi të shtetasit L.D., duke rrëzuar ankimin e paraqitur nga B.D. dhe L.D. Vendimi u shpall këtë të martë, më 27 janar 2026, dhe parashikon kalimin e pasurisë në favor të shtetit, si dhe ekzekutimin e menjëhershëm të tij”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Më herët SPAK kërkoi një vit burg me akuzën e fshehjes së pasurisë, por togat e zeza të GJKKO-së vendosën 6 muaj burg, të cilat do t’i konvertoheshin në një vit shërbim prove.
SPAK e akuzon Dedjan se ka fshehur disa nga pasuritë e tij në formularin e vetëdeklarimit. Dedja është gjyqtari i parë që dënohet nga GJKKO, pasi nuk kaloi Vetting-un.
Top Channel
Burimi: top-channel.tv


