iu gjeten 48 kuti me lende piroteknike per shitje procedohet penalisht 43 vjecarja ne maliq 6954eed57b604

Iu gjetën 48 kuti me lëndë piroteknike për shitje, procedohet penalisht 43-vjeçarja në Maliq

December 31, 2025
1 minut lexim

Një 43-vjeçare në Maliq është proceduar penalisht pasi në marketin e saj u gjetën 48 kuti me lëndë piroteknike për shitje.

Në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq kanë intensifikuar kontrollet për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike nga subjekte të paautorizuara.

Si rezultat i kontrolleve, u konstatua një market, në të cilin mbaheshin në mënyrë të paligjshme sasi lëndësh piroteknike, me qëllim shitjen e tyre.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për pronaren e marketit që i tregtonte konkretisht:

M., 43 vjeçe, banuese në Maliq, pasi në marketin e saj u gjetën 48 kuti me lëndë piroteknike (2899 kapsolla), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lsdm ekziston nje operacion i koordinuar per te shkaterruar lsdm ne nga brenda 6954e0fbe8aa9
Lajmi i mëparshëm

LSDM: Ekziston një operacion i koordinuar për të shkatërruar LSDM-në nga brenda

top klubet e premier league s pas kenan yildiz 6954ef3f597d3
Lajmi i radhës

Top-klubet e Premier League-s pas Kenan Yildiz

Të fundit nga

ShkoLartë