italia rikthehet te energjia berthamore pas gati 40 vitesh 6ab44a32c9b84

Italia rikthehet te energjia bërthamore pas gati 40 vitesh

September 23, 2026
1 minut lexim

Senati italian ka miratuar të mërkurën një ligj që mundëson rikthimin e energjisë bërthamore në vend, gati katër dekada pasi katastrofa e Çernobilit ndikoi në braktisjen e programit bërthamor të Italisë.

Ligji u miratua me 81 vota pro, 51 kundër dhe shtatë abstenime, shkruan ap.

Për qeverinë e kryeministres Giorgia Meloni, ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë energjetike dhe përmbushjes së objektivave klimatike.

Ligji, i miratuar më herët edhe nga Dhoma e Deputetëve, krijon kuadrin ligjor për teknologjitë e reja bërthamore.

Qeveria do të ketë tani 12 muaj kohë për të nxjerrë rregulloret zbatuese, të cilat do të përcaktojnë procedurat për licencimin e reaktorëve, standardet e sigurisë, menaxhimin e mbetjeve radioaktive dhe kriteret për përzgjedhjen e lokacioneve të ardhshme.

Me këtë vendim, Italia nis rikthimin te energjia bërthamore, të cilën qytetarët e kishin refuzuar në dy referendume, pas katastrofës së Çernobilit në vitin 1986 dhe aksidentit në Fukushima në vitin 2011.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

alarm ne llopat te kumanoves nxenesit mesojne nen kulm kancerogjen 6ab432cd4775a
Lajmi i mëparshëm

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

sydney sweeney ndez rrjetin me fushaten e re te te brendshmeve por bie ne sy 6ab44afe1b548
Lajmi i radhës

Sydney Sweeney “ndez” rrjetin me fushatën e re të të brendshmeve, por bie në sy…

Të fundit nga

ShkoLartë