italia miraton ligjin per inteligjencen artificiale 5 vite burg nese 68cc4ad006e8b

Italia miraton ligjin për Inteligjencën Artificiale, 5 vite burg nëse…

September 18, 2025
1 minut lexim

Italia është bërë vendi i parë i Bashkimit Europian që ka miratuar një ligj që rregullon përdorimin e inteligjencës artificiale.



Sipas ligjit të ri, ata që e përdorin teknologjinë për të shkaktuar dëm, si vjedhja e identitetit, mashtrimi, përhapja e imazheve të rreme të gjeneruara nga inteligjenca artificiale, mund të dënohen deri në 5 vjet burg.

Italia vendos gjithashtu rregulla më të rrepta për transparencën dhe mbikëqyrjen njerëzore të përdorimit të teknologjisë në vendet e punës, si dhe në një sërë sektorësh si kujdesi shëndetësor, arsimi, drejtësia dhe sporti.

Ndër të tjera, fëmijët nën moshën 14 vjeç do të kenë nevojë për pëlqimin e prindërve për të përdorur inteligjencën artificiale.

Në lidhje me të drejtën e autorit, ligji përcakton se veprat e krijuara me ndihmën e inteligjencës artificiale mbrohen nëse ato burojnë nga një përpjekje e vërtetë intelektuale, ndërsa përdorimi i tekstit dhe të dhënave të gjeneruara nga inteligjenca artificiale do të lejohet vetëm për përmbajtje jo të mbrojtur me të drejtë autori ose kërkime shkencore nga institucionet e autorizuara.

Qeveria e kryeministres Giorgia Melonit tha se legjislacioni, i cili përputhet me Aktin historik të Bashkimit Europian për Inteligjencën Artificiale, është një hap vendimtar në ndikimin e mënyrës se si përdoret Inteligjenca Artificiale në të gjithë Italinë.

Qëllimi i kësaj nisme është të promovohet përdorimi i Inteligjencës Artificiale i kontrolluar nga njeriu, në mënyrë transparente dhe të sigurt, paralelisht me inovacionin, sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e pavarësisë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

takimi i vanhorn me dumanin ambasada e shba diskutuan punen e guximshme te spak 68cc4994e3ed3
Lajmi i mëparshëm

Takimi i VanHorn me Dumanin, ambasada e SHBA: Diskutuan punën e guximshme të SPAK

ldk ne suhareke premton uje te pijshem e investime ne infrastrukture 68cc4bb0c1406
Lajmi i radhës

LDK në Suharekë premton ujë të pijshëm e investime në infrastrukturë

Të fundit nga

ShkoLartë