itali krishtlindja kthehet ne tragjedi nene e bije nderrojne jete nga helmimi pas nje darke familjare perfundon ne spital dhe kryefamiljari 6953a085e03b2

Itali/ Krishtlindja kthehet në tragjedi, nënë e bijë ndërrojnë jetë nga helmimi pas një darke familjare, përfundon në spital dhe kryefamiljari

December 30, 2025
1 minut lexim

Festimet e Krishtlindjeve të një familjeje në Itali u shndërruan në një makth pasi nënë e bijë humbën jetë pas një darke familjare.

Antonella di Ielsi, 50 vjeç, dhe Sara di Vita, 15 vjeç, vdiqën brenda pak orësh gjatë fundjavës në spitalin Cardarelli në Italinë jugore.

Sipas mediave italiane, shkaku i vdekjes dyshohet të jetë helmimi nga ushqimi pas një darke që familja hëngri më 23 dhjetor.

Menuja përfshinte kërpudha, peshk dhe ushqime deti, përfshirë midhje, pjata që shijohen tradicionalisht në rajon gjatë sezonit të Krishtlindjeve.

Nëna dhe vajza përjetuan të njëjtat simptoma, të përziera dhe dhimbje të forta barku, duke rezultuar në shtrimin e tyre në spital. 15-vjeçarja ishte e para që vdiq në orën 22:30 të mbrëmjes së të shtunës, e ndjekur nga nëna e saj, disa orë më vonë, të dielën në mëngjes.

italia oikogeneia2 italia oikogeneia34

Babai dhe bashkëshorti, Gianni, u dërgua gjithashtu në spital, i cili po trajtohet në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin Spallanzani të Romës. Nëna dhe vajza kishin qenë në spital edhe dy herë të tjera më 25 dhe 26 dhjetor përpara se të ktheheshin në spital të shtunën me simptoma edhe më të rënda.

E vetmja e mbijetuar ishte vajza e dytë e familjes, 18 vjeç, e cila besohet se nuk kishte ngrënë në darkën fatale.

Policia mblodhi mostra ushqimore nga shtëpia e familjes, duke përfshirë produkte të konservuara dhe produkte të freskëta, për të përcaktuar se cili produkt mund të ketë shkaktuar helmimin.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cia kreu nje sulm me dron ndaj nje objekti portual nbregdetin e venezueles 69539ed4b2ffd
Lajmi i mëparshëm

CIA kreu një sulm me dron ndaj një objekti portual n`bregdetin e Venezuelës

rikthehet furnizimi me uje ne vlore ukv situata drejt normalitetit 6953a39265969
Lajmi i radhës

Rikthehet furnizimi me ujë në Vlorë, UKV: Situata drejt normalitetit

Të fundit nga

ShkoLartë