itali dy te vdekur pas rrezimit te nje avioni te forcave ajrore 68dd13f30f17e

Itali, dy të vdekur pas rrëzimit të një avioni të Forcave Ajrore

October 1, 2025
1 minut lexim

Dy anëtarë të Forcave Ajrore Italiane vdiqën pasi avioni i tyre T-260B u rrëzua të mërkurën (1/10) gjatë ushtrimeve stërvitore mbi Parkun Kombëtar Circeo, në jug të Romës , pranë qytetit të Sabaudia.

Ekipet e shpëtimit thuhet se gjetën rrënojat e avionit që digjeshin dhe trupat e anëtarëve të Forcave Ajrore brenda.

Aeroplani u rrëzua pranë njërës prej hyrjeve të parkut, në një zonë të pyllëzuar ku nuk ndodhej askush në atë kohë. Shkaqet e rrëzimit të avionit nuk dihen ende.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, postoi në “X” duke shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, Forcave Ajrore dhe të gjithë Ministrisë së Mbrojtjes.

“Shpreh hidhërimin tim të thellë për aksidentin që i ndodhi një avioni të Forcave Ajrore pranë Parkut Kombëtar Circeo. Ngushëllimet e mia dhe të Qeverisë familjeve të viktimave, Forcave Ajrore dhe të gjithë Ministrisë së Mbrojtjes.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

LUKI
Lajmi i mëparshëm

Ish truproja e Ali Ahmetit, Faredin Bushi – LUKI, i bashkohet Izet Mexhitit (VIDEO)

nje fitues i topit te arte per debutuesit e boterorit 2026 fabio cannavaro drejt stolit te perfaqesueses aziatike 68dd14b8b6be8
Lajmi i radhës

Një fitues i “Topit të Artë” për debutuesit e Botërorit 2026, Fabio Cannavaro drejt stolit të përfaqësueses aziatike

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë