itali 49 vjecarja shqiptare gjendet e vdekur ne ankona ne kerkim bashkeshorti i denuar me pare per dhune 693094a58757e

Itali/ 49-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në Ankona, në kërkim bashkëshorti i dënuar më parë për dhunë

December 3, 2025
1 minut lexim

Një grua 49-vjeçare është gjetur e vdekur në një banesë në Pianello Vallesina, një fshat i vogël i Monte Roberto në provincën Marke në Ankona.

Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve, viktima, Sadjide Muslija, një shqiptare nga Maqedonia e Veirut, dyshohet se është rrahur për vdekje. Ajo u gjet pa shenja jete në shtrat, me trauma dhe lëndime të dukshme në kokë. Policia u njoftua nga punëdhënësi i saj, pasi gruaja nuk ishte paraqitur në punë.

I dyshuari kryesor, bashkëshorti i saj Nazif Muslija, gjithashtu shqiptar nga Maqedonia, aktualisht është i zhdukur dhe po kërkohet nga policia. Pavarësisht procedurave të ndarjes dhe një dënimi të mëparshëm për dhunë, ai ishte rikthyer të jetonte me viktimën.

Në vendngjarje ndërhynë magjistrati i Prokurorisë së Ankonës, karabinierët e njësisë hetimore, specialistë të seksionit të Hetimeve Shkencore të Ankonës, si dhe kryebashkiaku i Monte Roberto, Lorenzo Focante.

Arrestimet e mëparshme dhe denoncimet

Burri, 50 vjeç, kishte pranuar fajësinë për një dënim me 10 muaj burg, të vendosur korrikun e kaluar, pasi u arrestua në prill për ndjekje të gruas me një sëpatë dhe kërcënimin e saj me vdekje. Në atë rast, viktima arriti të shpëtonte duke u strehuar te fqinjët, ndërsa ai u vendos fillimisht në arrest shtëpie. Për shkak të shkeljeve të përsëritura, në maj gjyqtari vendosi ta linte në burg.

Muaj më parë, në janar, gruaja kishte denoncuar një tjetër sulm të rëndë, burri e kishte sulmuar në makinë dhe kishte thyer xhamin e përparmë me sëpatë. Ajo kishte marrë 30 ditë raport mjekësor, ndërsa ai ishte akuzuar për sulm.

Çifti ka dy fëmijë, një djalë 27-vjeçar, i martuar dhe banues në Zvicër, si dhe një vajzë.

Një fqinj, gjithashtu mik i viktimës, u shpreh për mediat: “Ajo më thoshte se nuk kishte më frikë, se burri kishte ndryshuar. ‘Po trajtohet, është bërë i qetë’, më përsëriste vazhdimisht.”


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bbc putin nuk eshte gati te nenshkruaje nje marreveshje paqeje jo tani per tani 693092fb1a694
Lajmi i mëparshëm

BBC: Putin nuk është gati të nënshkruajë një marrëveshje paqeje, jo tani për tani

edi meson te verteten rreth dolces ne grande fratello banoret humbin shtate mije euro nga cmimi i madh 69309af25e8d3
Lajmi i radhës

Edi mëson të vërtetën rreth Dolces në Grande Fratello – banorët humbin shtatë mijë euro nga çmimi i madh

Të fundit nga

Genci ka një pyetje të thjeshtë: Pse na dy?

Muzika është pasion i tij. E së fundmi, artisti Genci ka lansuar edhe një këngë të re, duke përmbushur këtë pasion. Ai në kanalin Youtube ka hedhur projektin muzikor, të titulluar ‘Pse
ShkoLartë